Filmi "Gjurmët në dritë të hënës" dëshmia më e mirë e trashëgimisë kulturore të qarshisë së Rozhajës

05.05.2014 (komentet: 0)

Jeta e njerëzve të trevës së Rozhajës në fillim të shekullit XX është temë e frymëzimit për filmin dokumentar "Gjurmët në Dritë të Hënës". Filmi është duke u punuar aktivisht në disa lokalitete të Rozhajës nga produkcioni Artvizijafilm. Drejtor dhe skenarist i filmit është Eldar Lakota.

 

Drejtori dhe skenaristi Eldar Lakota tha se njohuritë dhe energjinë krijuese e ka drejtuar në ruajtjen dhe paraqitjen vlerave të  Rozhajës në të gjitha sferat .

" E gjithë kjo është dëshmuar me video  formate  të ndryshme, si dhe fotografive,  autor i të cilave jam unë . Këtë e kam bërë me qëllim për njerëzit që nuk e njohin Rozhajë dhe Roshajasit , të cilët kanë marrë pamje  (kryesisht negative) qoftë përmes mediave të shkruara apo elektronike, ta përmirësoj atë dhe ta paraqes ashtu siç është, në mënyrë të drejtë " tha ai .

Lakota  ka thënë se  që nga koha e regjistrimit në Fakultetin e Arteve Pamore ka pasur dëshirë të paraqes  trashëgiminë kulturore dhe historike të Rozhajës, e cila është  unike në Mal të Zi.

"Duke iu falënderuar disa anëtarëve të ekipit për heqje dorë nga honoraret, vazhdimi i punës së filmit tash për tash nuk është në pikëpytje.  Megjithatë, unë shpresoj se në fazat e mbetura Fondi për pakica kombëtare do ta përmbyllë   financiarisht finalizimin, " thotë Lakota .

Filmi, nëse gjithçka shkon sipas planit,  premiera duhet të shfaqet  në vjeshtë, transmeton Novovrijeme.

/Ismet Azizi/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment