Filloi manifestimi “Ditët e diasporës”

24.07.2012 (komentet: 0)

Në Gjilan ka nis manifestmi tradicional “Ditët e Diasporës”, që do të zgjasë deri më 28 korrik dhe do të ketë shumë aktivitete të ndryshme si takime e tryeza të shumta me mërgimtarë, vizita të bizneseve që kanë investuar në vendlindje, programe kulturor dhe aktivitete tjera, krejt këto në nderë të mërgimtarëve për kontributin që e kanë dhënë dhe po e japin ata në të gjitha periudhat.



Në ditën e parë  është hap panairi promovues pesë ditor i bizneseve prodhuese,bletarisë dhe artizanaleve.  I pranishëm ishte edhe kreu i komunsë Qemajl Mustafa i cili edhe zyrtarisht e hapi ktë manifestim duke iu dëshiruar mirëseardhje mërgimtarëve. Me këtë rast  ai , i ka ftuar ata që të investojnë kapitalin e tyre në vendlindje, në biznese të studiuara mirë dhe jo siç ka ndodhur deri tani, duke e ndjekur shembullin e njëri-tjetrit.

Mustafa  ka thënë se manifestimi “Ditët e diasporës” është i mbushur me aktivitete të shumta, përfshirë edhe panairin e biznesit, për të treguar se vendlindja ofron kushte të mira për investime. 

“Ne do t`i shpalosim gjatë këtyre ditëve të gjitha kushtet që ofron komuna e Gjilanit për investime dhe hapje të bizneseve, sikurse edhe ofrimin e mundësive për të krijuar lidhje ndërmjet vendlindjes dhe diasporës” ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se vendlindja është pjesa pa të cilën ne nuk mundemi, pavarësisht se nga shkojmë, duke nënvizuar se vendlindja bëhet edhe më e dashur kur nis e zhvillohet dhe ofron mundësi për investime dhe zhvillim. 

Në këtë takim me mërgimtarët, kreu i Komunës së Gjilanit ka thënë se vendlindja dhe diaspora janë një, të përbashkët dhe vetëm bashkë e përbëjnë tërësinë. Diaspora është një nga shtyllat kryesore kontributdhënëse për mbijetesë në ato vitet të rënda të dhunës serbe në Kosovës, është një nga shtyllat kryesore të investimit në luftën për liri dhe vendosjen e gurthemelit të shtetit dhe po vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës.

Edhe investimet e fundit që po bën diaspora në Kosovë  janë inkurajuese. Pa këto investime, Kosova do ta kishte të vështirë ecjen përpara në këto vite të rënda, deri te konsolidimi i mirëfilltë i shtetit.  E vërteta është se jemi në rrugët të mirë, por vetëm duhet të rritet dinamika e zhvillimit ekonomik, përmes investimeve, ka thënë Mustafa.

Ai inkurajoi mërgimtarët që kapitalet e tyre t`i kthejnë në Gjilan, në Kosovë dhe kudo në trojet shqiptare, qofshin ato të vogla ose të mëdha, në mënyrë që të ndihmojnë zhvillimin e vendit të tyre.  Llogaritet se vetëm komuna e Gjilanit ka në diasporë, rreth 30 mijë qytetarë të saj. Regjistrimi i fundit i popullsisë ka dëshmuar se në Gjilan, më se 6 mijë shtëpi janë të zbrazëta. 

Mbase kjo është hera e parë që organizohet një program kaq i gjerë dhe gjithëpërfshirës për diasporën, e cila kthehet në vendlindje për t`i kaluar pushimet verore dhe për t`u ç`malluar me familjarët e saj, që i ndajnë kilometrat, por i bashkojnë ëndrrat për shtetin e tyre të ri.  /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment