Festohet përfundimi i mbi 50 "renovimeve të klasave"

21.12.2013 (komentet: 0)

Programi për Arsimit Themelor i USAID-it organizoi një ngjarje të veçantë për të festuar përfundimin e mbi 50 "renovimeve të klasave" nga shkollat dhe komuniteti gjatë vitit 2013.



Programi ftoi drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit nga të gjitha shkollat që morën pjesë në këtë nismë, si dhe përfaqësues të USAID-it, MASHT-it dhe komunave.

Në mënyrë që të njihet puna e shkollave që kanë kompletuar këtë aktivitet më me sukses, Programi  shpërndau pesë çmime kryesore në kategoritë e mëposhtme:

• Klasa me mjedisin më efektiv të të nxënit:
Vendi i parë: “Xhavit Ahmeti”,Prishtinë
Vendi i dytë: “Engjëll Gjoni”,Gjakovë
Vendi i tretë: “Abdyl Frashëri”, Prizren

• Klasa që ka mbledhur kontributin më të madh financiar nga komuniteti:
Vendi i parë: “Xhavit Ahmeti”,Prishtinë
Vendi i dytë: “Fadil Hisari”, Prizren
Vendi i tretë: “Hamez Thaqi”, Rahovec

• Shkolla që ka renovuar më së shumti klasa:
Vendi i parë: “Zekeria Rexha”, Gjakova
Vendi i dytë: “Abdullah Shabani”, Mitrovica
Vendi i tretë: “Eqrem Çabej”, Mitrovicë

• Renovimi që ka përfshirë më së shumti prindër:
Vendi i parë: “Xhavit Ahmeti”, Prishtinë
Vendi i dytë: “Hamez Thaqi”, Rahovec
Vendi i tretë: “Abdyl Frashëri”, Prizren

Shkolla me përmirësimin më të mirë të përgjithshëm të shkollës:
“ Abdullah Shabani”, Mitrovicë 

Shpërblimet do të jenë në formë të orendive shtesë dhe pajisjeve  arsimore. Programi gjithashtu do t’i dhurojë secilës shkollë pjesëmarrëse një pako me materiale arsimore për përdorim në klasën e renovuar.

Qëllimet e kësaj ngjarjeje janë: 

·    të promovojë përfshirjen e komunitetit dhe vetë-ndihmesën në renovimin e klasave të shkollave;
·    të publikojë mbështetjen e Programit edhe për 20 shkolla në vitin 2014;
·    të inkurajojë shkollat për të renovuar klasa shtesë; dhe
·    të shkëmbejë përvojat dhe idetë praktike mes shkollave.

Programi ka ftuar shkollat të aplikojnë për mbështetje në organizimin e renovimeve të tyre. Nga 75 klasa që kanë aplikuar, 50 janë përzgjedhur dhe më pas kanë organizuar “renovimet e klasave” të tyre, duke punuar për së afërmi me mësimdhënësit, prindërit dhe komunitetin dhe duke transformuar mjedisin mësimor me kosto të ulët në një periudhë relativisht të shkurtër. 

Programi ka ofruar mbështetje, duke siguruar ngjyrë për mure, vegla për ngjyrosje, sipërfaqe të drurit për banka dhe tabela për ekspozimin e punimeve. 

Programi gjithashtu ka ofruar një kurs për ngritje profesionale “ Klasa me nxënësin në qendër”, për mësimdhënësit që kanë bërë renovim. Si rezultat shumë shkolla kanë marrë nismën e renovimit të klasave tjera në bashkëpunim me komunitetin. Disa shkolla kanë bërë renovimin e gati të gjitha klasave në shkollë. 

Basic Education Program ( Programi për Arsim Themelor) i USAID-it ka prodhuar një manual udhëzimi për “ Renovimin e Klasave” i cili është shpërndarë në shkollat me komuna partnere. Gjatë vitit 2012, rreth 50 klasa janë përkrahur nga Programi që të bëjnë renovimin e klasave.

Basic Education Program i USAID-it në Kosovë synon të përkrahë të gjitha shkollat fillore të ulëta dhe fillore të mesme në Kosovë (klasat 1-9). Motoja e programit është Zhvillimi i shkathtësive të shekullit 21 tek nxënësit në patneritet me shkollën dhe komunitetin.

Basic Education Program është partneritet pesëvjeçar i financuar nga USAID dhe Qeveria e Kosovës dhe i implementuar nga FHI 360 në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qendrën për Arsim të Kosovës 

Shpërndaje artikullin:

Kthehu mbrapa

Shto koment