Fëmija dhe frika nga shkolla

16.08.2013 (komentet: 0)

Por përse refuzojnë fëmijët të shkojnë në shkollë?

Jo pak herë prindërit janë të detyruar të ushtrojnë presion, sidomos tek fëmijët e shkollës fillore, që ata të ndjekin rregullisht mësimet. Madje është dashur jo rrallë herë që ata t’i ndjekin nga pas për t’u siguruar se vërtet janë ulur në bankat e shkollës.

 

Por në asnjë mënyrë prindërit nuk duhet të qetësohen kur i shohin ata të bindur dhe me kokën e ulur përpara mësueses. Përkundrazi, tek “protestat” e fëmijëve të tyre prindërit duhet të kërkojnë dhe zbulojnë arsyet e vërteta, me qëllim që të kenë nën kontroll të gjithë botën e tij emocionale dhe mendore.

Por përse refuzojnë fëmijët të shkojnë në shkollë?

Dy janë arsye kryesore për këtë veprim të fëmijës: e para ka të bëjë me mosdëshirën për të vajtur në shkollë dhe për t’u marrë me gjëra të tjera që i pëlqejnë, dhe e dyta, frika ndaj shkollës, e cila përmban në vetvete dimensione psikologjike. Gjithashtu, është me interes të theksojmë faktorët që çojnë në lindjen e një problemi të tillë, sidomos ato që kanë të bëjnë me familjen dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek të dy grupet e fëmijëve.

Gjithashtu, për fëmijët që paraqesin frikë shkollore është vënë re se përveç faktit se vijnë nga familje të shtresës mesatare, shpesh iu duhet të përballojnë ankth të madh e shqetësim kur detyrohen të braktisin shtëpitë dhe prindërit e tyre.

Në fund, themi se duhet të jepet rëndësi kryesore tek familja dhe më pas në rolin e shkollës, si faktor që ndikon shumë herë në krijimin e problemit, përderisa studime të shumta kanë treguar se gati 50% e nxënësve evropianë shprehin ankth dhe shqetësim për disa anë të jetës së tyre në shkollë

Kthehu mbrapa

Shto koment