Faleminderit Kanada – Ekspozitë arti dhe performancë poetike

26.08.2012 (komentet: 0)

Xhevat Latifi

Në shenjë falënderimi për angazhimin e vazhdueshëm të Kanadasë dhe popullit kanadez në përkrahje të Kosovës dhe popullit shqiptar, Fondacioni Bislimi Grup në bashkëpunim me Galerinë e Artit Alderney Landing në Halifax prezantojnë ekspozitën e artit figurativ me punime nga nxënësit e shkollës “Abaz Ajeti” të Gjilanit të titulluar “Kosova Falënderon Kanadanë

 

 

 

 

 

 

 

 

Xhevat Latifi

 

.”Hapja solemne e ekspozitës do të bëhet me 30 Gusht 2012 në ora 19:00 në Galerinë e Artit Alederney Landing, ku përveç zyrtarëve të ndryshëm të qytetit të Halifaxit dhe atyre qeveritarë të Kanadasë dhe Provincës së Nova Scotia-s, nga Kosova do të merrë pjesë Zëvendës Ministri i Kulturës, Hajdin Abazi, i cili edhe do të mbajë fjalën e rastit.  Abazi do të jetë në Halifax, Canada së bashku edhe me poetin  Xhevat Latifi dhe drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Bislimi Grup, Halit Bislimi.

 

Përveç hapjes solemne te ekspozitës në fjalë, Abazi do të ketë një sërë takimesh me zyrtarët më të lartë të qeverisë së Nova Scotia-s, duke përfshirë këtu Ministrin e Kulturës, z. Prerya, Ministren e Arsimit, znj. More, etj. Abazi po ashtu do të ketë një vizitë zyrtare edhe në bazën ushtarake të Forcave Kanadeze në Greenwood, NS, ku janë pritur më se 5,000 refugjatë të Kosovës gjatë luftës që kanë ardhur në Kanada. Shumica e tyre, sot e quajnë Kanadanë atdhe të dytë.

Përpos ekspozitës, Xhevat Latifi, artist i fjalës së shkruar, poet, dhe fitues i një sërë çmimesh artistike e letrare (si  Pena e Flakes (2011),  Poezia më e Mirë (Muza e Agimit, 2010), Poezia më e Mirë (Flakadani i Karadakut, 2009) e shumë të tjera), do të paraqitet me poezinë e tij “Më thuaj një fjalë të mirë” të përkthyer në Anglisht, në Tabloidin Ndërkombëtar të Poezisë, takim ky i poetëve nga shumë vende të botës, që do të mbahet në Halifax, NS, gjithashtu.   [

Paraqitja e  Latifi në një takim poetik ndërkombëtar shënon performancën e parë të një poeti nga Kosova në Kanada.  Latifi, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, dhe autor i disa vëllimeve me poezi në shqip, do të ketë edhe disa takime të rëndësishme me botues ndërkombëtar këtu në Halifax nga të cilat pritet të arrihet një marrëveshje për botimin në anglishtë të një antologjie të poezisë moderne shqiptare, e cila do të distribuohej ndërkombëtarisht.

Faton Bislimi, themelues dhe president i Fondacionit Bislimi Grup thotë se “arti është një mënyrë e veçantë e lidhjes në mes popujve dhe vendeve. Andaj, fondacioni ynë ka punuar për muaj të tërë në realizimin e këtij projekti dhe besojmë që në të ardhmen do të ketë projekte të ngjashme edhe nëpër vende tjera.”  Kurse, znj. Farmer, drejtoreshë e Galerisë së Artit që ndihmoi në realizimin e këtij projekti thotë se “kjo është një mënyrë shumë e mirë dhe efikase për ndërtimin e një imazhi sa më të mirë për shtetin e ri.”

Ky projekt është përkrahur financiarisht nga Komuna e Gjilanit dhe Fondacioni Bislimi Grup.

Ma thuaj një fjale të mirë
Xhevat Latifi

Ma thuaj një fjalë të mirë
Të shoh qiellin në sy liqeni
Ta ndjeje aromën e bukës n’çerep
Te pleqnueme në odë
Ta hap një portë dheu
Me thuaj një fjalë të mirë
Se Talia ka  intrigën aritmi moderne
Si sot,  si dje …
Qe dymijë vjet  fjala e mire nuk plaket
As gjumi nuk e zë
Një fjalë vdekjen e tremb!

Say a good word to me
Xhevat Latifi

Say a good word to me
so I could watch the sky with a lake eye
so I could sniff the smell of fresh baked bread.
A word that it was given a lot of thoughts at the old men’s chamber
so I could open the gate of the underworld…
A good word, say just a good word to me
while Thalia* has chosen the intrigue’s rhythm
as her heartbeats for today,
the same as she did yesterday…
Since two thousands years ago, the good word
never grew old,
never fell asleep.
A good word scares the death to death!
________________
Thalia*- The muse of drama and comedy
Translated from Albanian, Majlinda Bashllari

/2lonline/abazajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment