Fakulteti i Studimeve Islame me akademi solemne shënoj 20 - vjetorin e themelimit

23.12.2012 (komentet: 0)

Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë, më 20 dhjetor, me akademi solemne ka festuar 20 vjetorin e themelimit si institucion i lartë i arsimim dhe edukimit islam, i pari i kësaj fushe te shqiptarët. Në akademinë e organizuar nga FSI, qenë të pranishëm shumë personalitete të larta nga jeta akademike e institucionale nga të gjitha trojet shqiptare pra edhe nga Saxhaku, respektivisht nga Novi Pazari.


Printoni E-mail

Prishtinë, 21 dhjetor 2012

Fsi 

 

Në këtë akademi të pranishmëve me fjalë përshëndetëse iu drejtua dekani i FSI-së, prof. dr. Qazim Qazimi i cili mbajti edhe  një fjalë rasti kushtuar punës dhe aktivitetit të FSI në këto 20 vjet të veprimtarisë së tij..

"Në vitet  e 90-ta , atëherë kur arsimimi shqip po sanksionohej nga regjimi serb, atëherë kur nxënësit shqiptarë, studentët dhe mësimdhënësit ishin larguar nga objektet e mësimdhënies dhe të mësimnxënies, një grup intelektualësh, të nxitur nga gjendja e paqëndrueshme asaj kohe, të prirë  nga vlerat universale me premisa hyjnore, e të etur për dije, mori iniciativën për themelimin e Fakultetit të Studimeve Islam."-tha dekani prof. dr. Qazim Qazimi

Më tutje për objektivat e FSI-së në rrethanat e reja dekani u shpreh: "Fakulteti i Studimeve Islame ka për qëllim sendërtimin e studimeve universitare bashkëkohore në përputhje me Deklaratën e Bolonjës, me specifikat që e dallojnë, diversiteti në mësimdhënie, tradita dhe arritje të ndryshme bashkëkohore. Fakulteti i Studimeve Islame rëndësi të veçantë u kushton vlerave universale ndërnjerëzore, sidomos atyre me premisa hyjnore, dhe kultivon marrëdhënie të shëndosha në mes mësimdhënësit e studentit".

Ndërsa Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, tha se themelimi i FSI-së  ishte nevojë e plotësimit të kërkesave dhe nevojave të arsimimit të lartë Islam në Kosovë e më gjerë, nevojë e kohës që të rinjtë tanë të vazhdojnë studimet e tyre në fushën e islamit edhe në Kosovë.   

"Përkushtimi i BIK-ut ka qenë në vazhdimësi ti dalë në ndihmë këtij  institucioni më të lartë Islam në vendin tonë, në çdo kohë dhe për çfarë ka pasur nevojë  me qëllim të ngritjes së kapaciteteve, të njohurive, cilësisë  së studimeve, duke kultivuar kreativitetin dhe vlerat e larta etike -morale"-tha myftiu Tërnava.

Akademik Rexhep Qojsa në fjalën e tij përshëndetëse tha: "Ky është një fakultet shumë i rëndësishëm  i Universitetit të Prishtinës, është një fakultet i një kulture dhe i një  qytetërimi të madh, dhe kjo kulturë dhe ky qytetërim i madh, pra kultura dhe qytetërimi islam  që studiohen në këtë fakultet e pasurojnë shumë jetën kulturore dhe qytetërimin e populli shqiptarë

Unë dëshiroj të theksoj se ky fakultet përpos punës pedagogjike bashkë me  medresenë dhe Bashkësinë Islame të Kosovës kanë dhënë një kontribut të madh edhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ishte një kohë kur veprimtarët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nuk kishin ku të mbudheshin, i vetmi vend, e vetmja ndërtese ku  mbidheshmi ishte ndërtesa e medresesë së Kosovës".

Në këtë përvjetor Fakulteti i Studimeve Islame ndau mirënjohje për themeluesit, mësimdhënësit meritor dhe përkrahësit e këtij institucion.

Po ashtu në këtë manifestim solemnisht iu dhanë diplomat 24 studentëve që kanë diplomuar vitin e fundit të FSI.

Kthehu mbrapa

Shto koment