Eurostat: Në BE jetojnë 507 milionë banorë, ndërsa në Maqedoni - 2.06 milionë

11.07.2014 (komentet: 0)

 

Bruksel, 10 korrik 2014 (MIA) - Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) sot doli me të dhënat e fundit mbi numrin e banorëve që jetojnë në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, po dhe në shtetet kandidate për anëtarësim dhe në vendet nga EFTA, raporton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli. 


Sipas këtyre të dhënave, në 1 janar 2014 në 28 vende anëtare të Unionit jetojnë pikërisht 507.4 milionë banorë, ndërsa në Republikën e Maqedonisë - 2.065 milionë. Sipas këtyre të dhënave të Eurostatit, në krahasim me 1 janar të vitit të kaluar, popullsia e BE-së është rritur për 80,000 banorë krahasuar me rritjen natyrore, si dhe për 700.000 banorë të ardhur nga migrimi. Me rregullim statistikore, në krahasim me vitin 2012, viti i kaluar BE-ja ka pasur gati 1.7 milionë banorë më shumë dhe ajo që është interesante është se këto të dhëna tregojnë se popullsia në vendet e BE-së është rritur gati për 100 milionë njerëz që nga viti 1960, ku në 28 vendet kanë jetuar gjithsej 407 milionë njerëz. 
/idividi/
Në lidhje me të njëjtin krahasim, Maqedonia vlerësohet të ketë pikërisht 2.065.800 banorë më 1 janar të këtij viti, gjë që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka rreth 30 mijë banorë më shumë. 

Sipas Zyrës evropiane për statistikë, në një periudhë prej një viti në vendin tonë ka pasur 11.2 lindje për një mijë banorë, dhe 9.3 nga një mijë njerëz kanë vdekur. Sipas dallimit natyror është vlerësuar se Maqedonia ka rreth dy për qind rritje të popullsisë (saktësisht 1.9%). 

Gjatë vitit të kaluar, në Bashkimin Evropian kanë lindur 5.1 milionë foshnje apo dhjetë për 1.000 banorë. Shkalla më e lartë e lindjes është regjistruar në Irlandë (15.0%), pastaj Franca (12,3%) dhe Britania e Madhe (12.2%), ndërsa më të ulëta ka pasur në Portugali (7.9%), Gjermani Greqia dhe Italia (të gjitha me 8.5%). 

Nga ana tjetër, vitin e kaluar janë regjistruar 5.0 milionë njerëz të vdekur në Union, respektivisht 9.9 persona për 1,000 njerëz. Shkalla më e lartë e vdekjeve është shënuar në Bullgari (14.4%), Letoni (14.3%) dhe Lituania (14.0%), ndërsa më e ulta ka qenë në Qipro (6.0%), Irlandë (6.5%) dhe Luksemburg (7.0%). Si rezultat i kësaj, ndryshim më i lartë pozitiv natyror është i regjistruar në Irlandë (+8.5%), e ndjekur nga Qiproja (+4,7%), Luksemburg (+4,2%), Francë (+3,6%) dhe Britania e Madhe (+3,2%). 

Por, për këtë arsye, në 13 vendet anëtare të BE-së ka një ndryshim negativ natyrore ku e para është Bullgaria (-5.2 për qind), e ndjekur nga Letonia (-4.2%), Lituania (-3.9%) dhe Hungaria (-3.6%). Në vitin 2013, Luksemburgu (+19%), Malta (+7,6%) dhe Austria (+6,5%) kanë regjistruar migrimin më të lartë neto pozitiv në kuptim relativ, ndërsa Qipro (-13.9%), Letonia (-7.1%) dhe Lituania (-5.7%) kishin migrimin më të lartë neto negativ, me kaq përqindje të njerëzve kanë lënë vendin dhe kanë emigruar. 

Lidhur me ndryshimet natyrore dhe migracionit neto së bashku, rritje më të madhe të përqindjes së popullsisë është vërejtur në Luksemburg (+4.2 për qind me ndryshim natyror dhe plus 19 për qind me migrim), ndërsa rënie më të madhe kishte në Letoni (minus 4.0 për qind krahasuar me rritjen e popullsisë dhe minus 7.1 për qind në krahasim me migrim). 

Përndryshe, prej një totali prej 507.416.600 banorëve në Bashkimin Evropian të vërejtur më 1 janar të këtij viti, shumica e banorëve në vendet anëtare në Union ka në Gjermani (80.7 milionë), e ndjekur nga Franca (65.8 milionë), Britania e Madhe (64.3 milionë) dhe Italia (60.7 milionë banorë). 

Në anën tjetër, Malta me 425.400 banorë është vend i BE me numrin më të vogël të popullsisë, e ndjekur në këtë listë nga Luksemburgu (549 mijë), Qiproja (858.mijë) dhe Estonia (1,3 milionë). 

Në krahasim me vendet nga ish-Jugosllavia që ende nuk janë pjesë e BE-së, por janë të përfshirë në këtë operacion statistikor të Eurostatit, Mali i Zi ka 624.300 banorë, që është rreth 20 mijë më shumë se më 1 janar të vitit të kaluar, ndërsa në Serbi jetojnë 7.14 milionë njerëz ose 40 mijë më pak se në vitin 2012.

Kthehu mbrapa

Shto koment