Ekuinoksi

22.09.2016 (komentet: 0)

Ndriçimi i Tokës nga Dielli në ditën e baraznatës, (papërfillur pjesën e errët të Tokës).

 

Ekuinoksi (lat. equinox) - Baraznata, mund të ketë dy kuptime në astronomi:

 

 

-Çastin në të cilin Dielli ndodhet pingul mbi ekuatorin e Tokës dhe, vendndodhjen e dukshme të Diellit në atë çast.

-Një çast kohor në të cilin pika pranverore, ekuatori qiellor, dhe elementë të tjerë të tillë përdoren për të përkufizuar sistemin koordinator qiellor — shiko Baraznata (koordinatat qiellore).

Ekuinoksi në astronomi është ai çast kohor (jo një ditë e plotë) kur qëndra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejtë sipër ekuatorit tokësor, rreth 20 marsit dhe 23 shtatorit të çdo viti. Thuhet edhe kur dielli bie në pus, domethënë pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor. Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë. Gjatë baraznetëve, dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon me saktësi në perëndim.

 

Në hemisferën e veriut, baraznata e marsit (që ndodh më 20 apo 21 mars) është baraznata e pranverës (ekuinoksi i pranverës) dhe baraznata e shtatorit (që bie më 22 apo 23 shtator) quhet baraznata e vjeshtës (ekuinoksi i vjeshtës).

 

Baraznetët mund të mendohen edhe si pika në qiell. Edhe pse drita e ditës bën që yjet të mos shihen, duke e bërë të vështirë vendndodhjen e Diellit në lidhje me trupat e tjerë qiellorë, Dielli ka një vendosje të përcaktuar lidhur me yjet e tjerë. Ndërsa Toka rrotullohet rreth Diellit, vendndodhja e dukshme e diellit zhvendoset në një rreth të brendshëm gjatë një viti. Ky rreth quhet ekliptikë, dhe është edhe rrafshi i orbitës tokësore drjetuar mbi sferën qiellore.

 

Datat e barasnetëve (Koha botërore)

Viti    Baraznata e pranverës (Mars) Baraznata e vjeshtës (Shtator)

2000  20 Mars 07:35      22 Shtator 17:27

2001  20 Mars 13:31      22 Shtator 23:04

2002  20 Mars 19:16      23 Shtator 04:55

2003  21 Mars 01:00      23 Shtator 10:47

2004  20 Mars 06:49      22 Shtator 16:30

2005  20 Mars 12:33      22 Shtator 22:23

2006  20 Mars 18:26      23 Shtator 04:03

2007  21 Mars 00:07      23 Shtator 09:51

2008  20 Mars 05:48      22 Shtator 15:44

2009  20 Mars 11:44      22 Shtator 21:18

2010  20 Mars 17:32      23 Shtator 03:09

2011  20 Mars 23:21      23 Shtator 09:04

2012  20 Mars 05:14      22 Shtator 14:49

2013  20 Mars 11:02      22 Shtator 20:44

2014  20 Mars 16:57      23 Shtator 02:29

2015  20 Mars 22:45      23 Shtator 08:20

2016  20 Mars 04:30      22 Shtator 14:21

2017  20 Mars 10:28      22 Shtator 20:02

2018  20 Mars 16:15      23 Shtator 01:54

2019  20 Mars 21:58      23 Shtator 07:50

2020  20 Mars 03:50      22 Shtator 13:31

 

Kthehu mbrapa

Shto koment