E vërteta mbi Kumanovën

10.02.2012 (komentet: 0)


Sikurse, qytetet e ndryshme shqiptare që sllavët që nga ardhja e tyre në trevat autoktone shqiptare erdhën dhe i deformuan etimologjinë dhe gjenezën e emrave të qyteteve shqiptare, po ashtu sllavizuan dhe e deformuan emrin e qytetit Kumanovë, ashtu dhe të Shkupit etj.

Me këtë shkrim unë si një student në Fakultetin filozofik, dega e Historisë pranë Universitetit Shtetërorë të Tetovës, po e shpreh mllefin tim dhe atë që ne shqiptarët i pësuam shekuj më radhë dëmtime të ndryshme dhe u akulturuam për qëllime të ndryshme politike, se është fakt se ne shqiptarët sadopak kemi mangësi në politikë dhe nuk përfillet në ditët e tanishme njeriu i cili ka vlerë, por ai i cili ka njoftësi pa marrë parasysh se kush cili është.
Me plot keqardhje po e them këtë se kemi po ashtu dhe njerëz të cilët kanë studiuar dhe ju kanë përfillur një drejtimi dhe janë të zot për lëndën e tyre dhe kanë personalitet pozitiv tek të tjerët.

Por, ti lëmë anash këto mendime të ndryshme që secili njeri i ka në mendjen e tyre, por ti referohemi temës kryesore  “ E vërteta mbi Kumanovën “.

Pse këtë temë e fillova të shkruaj? – Por, në këtë pyetje retorike, diçka më shtyri që të i tregoj disa vëllezërve të mi apo kolegëve të mi të historisë sesa janë të aftë për prejardhjen dhe vëllezërit e tyre shqiptarë në Kumanove si dhe për ato të viseve të tjera.
Por, sidoqoftë nuk kanë qenë kurrë fajtorë të mençurit të që thanë: “ E vërteta del në shesh”, dhe ja pra doli si dhe i tregoj edhe sllavëve të jugut se jemi autokton, njashtu dhe disa vëllezërve te mi shqiptarë të cilët thonë se “ Kumanovarët kanë prejardhjen prej fiseve mongole etj.” të cilët për mua dhe për çdo kumanovarë janë të pakapshme këto klithma dhe onomatope të mësuara nga sistemi fashist-komunist Jugosllav.

-Historiku i qytetit të Kumanovës-

Dardania ishte njëra ndër krahinat më të mëdha Ilire. Besohet se edhe fiset tjera Ilire siç janë fisi Peon dhe fisi Narop jetonin në Karadak dhe Kumanovë. Në kohën e Ilirisë, Kumanova gjendej në provincën Dardane. Dardania ishte njëra ndër krahinat më të mëdha Ilire. Besohet se edhe fiset tjera Ilire siç janë fisi Peon dhe fisi Narop jetonin në Karadak dhe Kumanovë.

Në kohën Ilire qyteti ishte i njohur me emrin Zheglig, emër që rrjedh nga fjalët Zheg – nxehtësi dhe lig – i sëmur ose i keq. Qyteti ndryshoi emrin edhe dy here. Në vitin 26 para erës sonë arritën Romakët të pushtojnë këtë rajon. Vendi ishte i bukur me lumenj dhe me plot pemë dhe hije. Romakët e quajtën “ Umbra – Nova” që do të thotë vend i hijeve ose hije të reja. Disa nga Romakët e quanin “ Umeonovo” që do të thotë vend i ri me lagështi. Qyteti ndërroi emrin edhe një here. Në vitin 26 të erës sonë në këtë rajon u vendos një kontingjent ushtarak Romak. Në kohën Romake, ushtria nuk kishte të drejtë të hyn në qytetet e mëdha, dhe në këtë rast ushtria Romake nuk hyri në Shkup. Oficerët Romakë e quajtën vendin Cumaenova (Kumaenova). Shumica e tyre ishin nga qyteti Kampanja i cili u quheshe Cuamae. Ata e quajtën qytetin si Kampanja e re, Cumae- nova, nova- e re. Por më vonë Romakët e quanin si Cum-a-nova(Kum-a-nova). Kjo rrjedh nga fjalët Latine “ Cum ose Kum” që në gjuhën Shqipe do të thotë kur ose që nga ose së bashku dhe ‘nova’ që do të thotë e re. Sipas shënimeve antike Romake, Kumanova ishte fshat i madh. Emri Kumanova shihet edhe në hartën apo atlasin e vjetër Romakë Tabula Peutingeriana . Tabula Peutingeriana është e vetmja hartë ose atlas që tregonte rrjetin rrugor ushtarak dhe imperial Romak, cursus publicus. Harta Tabula Peutingeriana është bërë nga një murg i quajtur Kolmar. Gjithashtu edhe historiani antik Romak, Gaius Sallustius Crispus i njohur si Sallust, (86-34 BC), përmend Zheglig - Cumaenova dhe ushtrinë Romake të jetë e përqendruar në Cumaenova afër Skupit.

Populli Sllav tentuan të ndryshojnë kuptimin e emrit. Sllavo-maqedonasit duke mohuar ekzistimin shekullor të Shqiptarëve dhe Ilirëve në këto rajone shpifën një hipotezë se gjoja emri Kumanovë rrjedh nga fisi Kuman që paska jetuar në dhe përreth Kumanovës. Disa Shqiptarë të “ndershëm” të paguar nga shteti përmbanin këtë ide dhe tentuan ta bindin popullsinë Shqiptare të Kumanovës duke e mohuar autonominë dhe aborigjinalitetin e popullit Shqiptar dhe Ilir të këtij rajoni. Sllavët me të gjitha forcat e tyre mohojnë se Shqiptarët kanë prejardhjen nga Iliriët dhe fabrikojnë ide që tentojnë të falsifikojnë historinë e vërtet. Me e fundit ishte fabrikimi i historisë me Enciklopedinë shovene dhe nacionaliste dhe pansllaviste e cila i shpall luft popullit Shqiptar jo vetëm ne Kumanovë dhe vend por gjithë shqiptarëve.

Ideja se fisi Kuman ka jetuar ne Kumanove ehste e gabuar dhe fabrikim dhe shpifje sllavo maqedonase. Pasardhësit e KUmaneve jan Oguzet, dhe pasardhesit e Oguzeve jan Osmanlit ose Turqit e sotshem. Me të vërtetë është një shpifje e rradhës që bënë sllavët me politikën e tyre fashiste..

Sadopak, “ Historiku i Kumanovës “ i cili gjendej në ëeb faqen ëëë.ëikipedia.org do ti bindë disa shqiptarë po dhe sllavët se kush ishin kumanovarët, poashtu dhe kombinimi i shkrimit tim me të vërtetën e “ Historikun e Kumanovës”  është një pasqyrë e realt dhe e pastër që do ti bindë të gjithë popullatën vendase, por dhe mbarëshqiptare të cilët i mësuan gabimisht etimologjinë e emrit Kumanovë dhe do ti bindë se: Kumanova është qytet i cili ka qenë, është dhe do të jetë qytet i shqiptarëve., dhe se t`i heqin nga koka ata mendime Jugosllave të cilët i mësuan se fisi Kuman, tataro-mongol ishin ata të cilët i vendosën nga shkurtesa e emrit të tyre “Kuman”- dhe pjesa tjetër “nova”.

Po ashtu, sugjerimi im është të i marrin parasysh njerëzit e aftë dhe të zot, të cilët disa prej tyre enden rrugëve të Evropës të cilët nga dëshpërimi i mëtutjeshëm i politikës anti-shqiptare që është prezentë ende në këtë shtet artificial, ka bërë që shumë kumanovarë, por njashtu dhe shumë shqiptarë të viseve të ndryshme të Shqipërisë Etnike të i braktisin trojet e tyre për një kafshatë bukë.

Shpresoj që opinioni të ketë qenë i informuar nga këto të vërteta të cilët dolën në shesh pas shumë vitesh dhe porosia ime është se rinia të lexojë literatura të ndryshme për të kaluarën e vet, se pa të kaluarën nuk mundemi ta njohim as të sotmen, por pa e njohur të sotmen nuk mund ti bëjmë planet në të ardhmen.

P.S. Një pjesë e këtij shkrimi është bazuar nga  Wikipedia.org

(Autori është student i vitit të parë pranë Fakultetit filozofik, dega e Historisë)

Kthehu mbrapa

Shto koment