Dy vjetori i vdekjes së Bekim Fehmiut ne shtypin arab

16.06.2012 (komentet: 0)

Aman, 16 qershor - Shtojca për kulturë e gazets jordaneze "Addustur" e botoi të premtën artikullin e prof. Muhamed Mufakut "Kujt i kujtohet Uliksi i Odiseut: Ylli botëror që u kthye hi në vendlindje".

 

 Ky tekst  botohet me rastin e dy vjetorit të vdekjes së aktorit tonë të njohur në botë,  Bekim Fehmiut. Artikulli prezanton jetën e Bekimin në bazë të kujtimeve të tij "E shkëlqyeshme e trishtuese",  që u botua nga shtëpia botuese “Koha”, në Prishtinë më 2011 si dhe karrierën e tij në ish - Jugosllavi dhe në  botë. Ne artikull theksohen edhe ca  momente politike me të cilat u përball aktori i madh,  si protesta e Bekim Fehmiut kundër atmosferës antishqiptare ne Beograd, kur zbriti në mënyrë demonstrative nga skena në Beograd më 1987, si dhe mospërfillja e shtetit të ri kosovar 2008-2010 ndaj aktorit që përjetoi momente të rënda në fund të jetës deri në vetëvrasjen e tij, me 15 qershor 2010.

Kthehu mbrapa

Shto koment