Duan rritje lineare të pagave

02.04.2014 (komentet: 0)

Veteranët e arsimit gjilanas kanë kërkuar që t’u shpaguhet mundi i bërë që të jetojnë një jetë të dinjitetshme. Nga mësimet e tyre dolën shumë gjenerata që bënë shumë për vendin, punuan edhe nën kushte okupimi dhe nuk u nënshtruan kurrë, andaj edhe tashti kërkojnë vend meritor në shoqëri. Veteranët e Arsimit në Gjilan, të mbledhur në Shoqatën e tyre, i kanë mirëpritur paralajmërimet për rritjen e pagave e të pensioneve, edhe pse ata janë të mendimit se është dashur të bëhet edhe më shumë.

Rritjet e paralajmëruara të pagave janë shqyrtuar edhe nga Shoqata e Veteranëve të Arsimit “Mehmet Gjevori” në Gjilan. Kryesia e Veteranëve të Arsimit, ka shqyrtuar edhe çështjen e rritjes së pagave për pensionistët.

 

Siç ka theksuar Ilmi Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit në Gjilan, në këtë takim në mënyrë unanime është rënë në ujdi që rritja e pagave me përqindje ndikon që të thellohet diferenca sociale. Prandaj, kjo kryesi ka propozuar që rritja e pagave të jetë në mënyrë lineare, në mënyrë që diferenca të mos rritet. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment