Doruntina Sylejmani arrin pikët maksimale

06.05.2012 (komentet: 0)

Ka përfunduar Olimpiada Matematike e Gjilanit për shkollat e mesme të ulëta. Doruntina Sylejmani, nxënëse e klasës se tetë ka dalë nxënësja më e suksesshme e Olimpiadës Matematike të Gjilanit 2012, për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta.



Duke rrëmbyer  100 pikët  e mundshme,  iku larg nga  moshataret, për të  dëshmuar përformancë  tejet të lartë për këtë lëndë ekzakte dhe mjaftë tërheqëse, që njëherësh ishte e vetmja që në këtë eveniment të rëndësishëm  arsimor arriti maksimumin e pikëve.

Fehmi Sylejmani, koordinator i Olimpiadës matematike të Gjilanit, ka thënë se interesimi i nxënësve për këtë betejë të dijes ishte mjaft i madh, ku numri i nxënësve që sfiduan dijen ishte 128 nxënës, të përfshirë nga shkollat e mesme të ulëta(VI- IX). 

Ai ka treguar se rrugëtimin e mëtutjeshme për këtë dije, do ta vazhdojnë dhjetë nxënës në Vlorë, në Olimpiadën Mbarëkombëtare, prej 18 maj deri më 20 maj. Tre të  klasave VII, tre të VIII dhe katër të IX, derisa një nxënëse  e klasës së shtatë më 13 dhe 14 maj në Durrës do ta përfaqëson Gjilanin në Olimpiadën e 13 mbarëkombëtare “Festë Matematika 7”. Derisa tre nxënës më të mirë, të klasës së gjashtë në këtë Olimpiadë të Gjilanit vetëm janë shpërblyer me medalje dhe dhurata modeste.

Sylejmani ka treguar se kjo garë është organizuar nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan, në bashkëpunim me OJQ “Union Plus”, ku të gjithë nxënësit pjesëmarrës janë pajisur me nga një certifikatë për pjesëmarrje dhe nga një lasp kimik, të siguruar nga DKA e Gjilanit, e cila viteve te fundit pa rezervë po i mbështet garat e matematikës.

Nazlije Azizi, anëtare e Komisionit për Kontrollim të Detyrave,  ka thënë se gjithçka në këtë sfidë të dijes ka shkuar ashtu siç është planifikuar.

“Edhe përkundër që kishte numër të madh nxënësish, Olimpiada ka qenë në nivelin e duhur, derisa edhe garuesit në përgjithësi kanë dëshmuar përformancë të lartë për këtë lëndë ekzakte dhe mjaftë tërheqëse”, ka thënë profesoresha Nazlije, e cila ka shtuar se konkurrencë mjafte e madhe ka qene tek klasat e shtata dhe të nënta, ku edhe kemi siç ka thënë ajo, nga katër nxënës të shpërblyer, si më të mirët.

Ndërkaq, Olimpiadën tashmë tradicionale të Matematikës në Gjilan, e ka shpallur zyrtarisht të hapur, kryetari i komunës, Qemajl Mustafa. Ai duke i përgëzuar dhe mbështetur fuqimisht garuesit evokoi kujtime kur ishte edhe ai  pjesëmarrës i këtyre garave. 

“Vetëm me dije mund të  ecet përpara, gjë që është më ë çmuara në botë. Prandaj komuna në vazhdimësi do të investojë dhe do t’i mbështesë talentet  e çfarëdo fushe që janë, sepse me sukseset e tyre do të mburremi të gjithë”, ka thënë Mustafa. Derisa Olimpiadën e ka shpallur të mbyllur, Sami Hoxha, zyrtar  i lartë në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan.

Klasa e VI
1.Drilon Sylejmani, “Thimi Mitko”, Gjilan
2.Erion Bajrami, “Abdullah Tahiri”, Malishevë
3.Endrit Muji, “Ibrahim Ururci”, Bresalc

Klasa e VII
1.Elita Mustafa, “Thimi Mitko”, Gjilan
1. Muhamet Zahiri,  “Selami Hallaqi”, Gjilan
2.Ardita Berisha, “Musa Zajmi”, Gjilan
3.Elsë Hyseni, “Thimi Mitko”, Gjilan

Klasa e VIII
1.Doruntina Sylejmani, “Thimi Mitko”, Gjilan
2.Monika Bunjaku, “Selami Hallaqi”, Gjilan
3.Elira Sadiku, “Selami Hallaqi”, Gjilan

Klasa e IX

1.Florent Bajrami, “Selami Hallaqi”, Gjilan
2.Kestrin Kastrati, “Selami Hallaqi”, Gjilan
3.Euron Shkodra, “Rexhep Elmazi”, Gjilan
3.Dion Shkodra, “Zabeli”, Gjilan

Kthehu mbrapa

Shto koment