Doli nga shtypi romani i një shkrimtari të talentuar shqiptar

01.10.2013 (komentet: 0)

(Agim Dauti, Erë lufte i vinte Kosovës, Prishtinë , 2013)

Agim Dauti është një shkrimtar i eksperimentuar, autor i tre vëllimeve poetike dhe i romanit të tij të parë “Erë lufte i vinte Kosovës”, kushtuar fëmijëve të helmuar gjatë fundviteve të '90-ta.

 

 

 Libri del në kuadrin e Bibliotekës Prozë, redaktuar nga Shpresa Hoxha, boton Ura Prishtinë.

Tetor 20111

- Më thuaj kujtimin më të mpreht që ke pasur ndonjiherë.

- Blerta, kujtimin që nuk dua ta humbas asnjëherë, është puthja jonë e parë.

Unë thash kujtimin më të mpreht, e jo kujtimin më melankonik.

- Të thash moj, lermë të qetë, a të tregova se sa të dua?  Tash të shkojmë se dua të mësoj për provimet që vijnë, foli Sokoli dhe u nisën drejt qytetit duke shushuritur mes vete.

Për Sokolin dhe Blertën kishte filluar tjetër jetë. koha e luftës kishte ikur, e tash duhej bërë " luftë" për të nxënë sa më shumë dituri, për të hapur horizonte për një ardhmëri e cila nuk le vend për kriminelë, por për njerëz të civilizuar....(fragment nga ronmani).

Agim Dauti-Kokaj, u lind më 30 qershor 1966 në fshatin Kokaj, komuna e Gjilanit.

Pas përjashtimit nga Gjimnazi në Gjilan nga komunistët, atëbotë detyrohet të kaloj në shkollën e mesme teknike.

Pasi në Kosovë nuk i mundësohen studimet, si shum atdhetarë del dhe kalon në kurbet.

Nga viti 1990 deri në vitin 2000, ka shkruar e botuar shkrime të ndryshme si reportazhe, përshkrime dhe ka të botuar poezi të shumta nëpër revistat e shumta.

Prej viti 1990 jeton dhe vepron në Mynih të Gjermanisë.

Ka botuar: Toka që më dha emër, Mall ose ëndërr e ndërprerë, Një pikë loti.

 Ky është libri i tij i katërt.

Ismet Azizi/kokaj.net

Kthehu mbrapa

Shto koment