Doli nga shtypi libri, “Patkoi me katër harqe”, i autorit Rrustem Rrustemi

23.02.2019 (komentet: 0)

Në jubileun e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, dje doli nga shtypi romani i gazetarit dhe publicistit, Rrustem Rrustemi, “Patkoi me katër harqe”.

 

Subjekti i librit është një rrëfim dhe histori e trishtë e vuajtjeve dhe sakrificave mbinjerëzore të popullit shqiptar për çlirim nga regjimi një shekullor i Serbisë. Në vija të shkurtra: rrugëtimi i kombit nëpër kapërcyellin e historisë për mbijetesë…

Personazhi i romanit, një luftëtar i UÇK-së, pas kthimit nga lufta, mëson për tragjedinë e babait dhe të familjes që kishin pësuar nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë.

Gjenerali serb i shumë luftërave në ish-Jugosllavi, me ushtarët e tij, e masakrojnë profesorin dhe ideologun e çështjes kombëtare, Marin Rrezallajn, duke ia ndarë kokën nga trupi, prej së cilës gjenerali bëri edhe llambadar!!!…

Odisejada e birit të Marinit për ta gjetur me çdo kusht kafkën e babait të masakruar, përballja imagjinare e “shpirtit’’ të njeriut fantazmë me gjeneralin, dialogjet për luftën midis “kafkës” – llambadar dhe dorasit, fati i gjeneralit kriminel, janë vetëm disa nga shumë tablo tmerruese të këtij romani.

Libri në fjalë, këto ditë do të gjendet edhe në disa pika të shtijës.

Kthehu mbrapa

Shto koment