DHEMBJA E PAFUND (Cikël poezishë)

25.05.2016 (komentet: 0)

 

 

 

 

RRËFIMI I PARË

 

 

 

Mos u merzitë,

mos u merzitë-

 

askush nuk dëshiron

t`i kuptojë të dhënat!

 

Ti, i thua

e ata, të tjerat i gjëjnë

për të mbluar faktet...

 

E të them edhe njëherë

që të mos merzitesh

me çfaqjen e fatkeqësisë

rreth teje-

 

qindra forma i gjejnë

për të mbuluar

të vërtetën!...

 

Paçin faqen e zezë,

do të përplasen

me të drejtën-

 

drejtësia,

e vërteta dhe faktet

janë dëshmi

për gjurmët e tua!

 

 

 Brahim Ibish AVDYLI:

NJË RRËFIM TJETËR

 

 

 

 

Mos u mërzitë,

mos u mërzitë

 

se merzia

të dërgon në monotoni

 

e monotonia

është bjerrja e kohës

deri në infinitin

e fjalëve!...

 

Ato,

dalin dikund

pas kodrës së ditëve

 

kur ndoshta

ke kaluar

edhe përtej jetës,

 

e nuk ndjehet

askund gjallë

 

Ora e jote!...

 

 

 

PËRPLASJA E DHEMBJES

 

 

-H.M.

 

Shpirti i ri në trupin e vjetër

më qanë, rënkon e gjëmon

deri në fund të qenies sime.

 

Zogjëve të malit nuk mund t`u ngjaj

pamundësinë e kam të ngjashëm

të bëhesha dallgë me erën

 

e përtej bjeshkëve të dhembjes

të derdhja vrushkuj lotët e mallit

mbi trupin tënd!...

 

A është kjo zemra që lëgon

midis dy maleve të mëdha të kohës

 

andej vjen kjo furtunë

e hidhet nëpër rrugët e mundimit,

 

qyteti i shfrimit po i përjeton

suferinat e dhembjes

vetëm unë i sillem rrotull

nëpër dëborën e fluskat e ndjenjave!...

 

Athua, tensioni yt i lartë

të shkaktoi tragji-dramën nëpër rrugë

apo veturat që të pëplasën…

 

Çudi, nuk kam fjalë

as për fundin e dramës

 

derisa liqeni im përplaset brigjeve!...

 

 

Rapperswil,

10.02.2016.

 

 

 

ÇFARË VARGJESH DO TË SHKRUANTE

SHPËTIMTARI I YNË, PO TË ISHTE POET

 

 

 

1.

 

“Çfarë vargjesh do të shkruaja

sikur të kisha qenë poet-

 

vargjet e mia janë tretur zhgënjimesh

për kozmetikë fjalësh

nuk patën kohë,

 

ju mund ti quani lirisht antipoezi

apo blasfermi, heretizëm dhe antikrisht...

 

2.

 

Ato janë vargje të dhembjes së madhe

krihët e hapësirës

hapen e mbyllen me to,

 

të vërtetën e kam thënë troç

zbukurimet janë të huaja për vargjet

 

shkrihen në vetvete

plot pikëllim!...

 

3.

 

Ndoshta

i mblidhni buzët dhe nuk u pëlqejnë

 

të ndrydhur ndjeheni

me vargjet e mia,

 

nëpër errësirë

e hanë vetveten dhe rrëfyesin

 

mulli që sillet në të thatë pa blojë!...

 

4.

 

Mos e ktheni kokën anash

të pëshpërisni-

sytë i mbyllni para të vërtetës

 

athua, si është i gatuar njeriu

anët i ka pështjelluar për së mbrapshti

nuk e di çka shkruhet në librat e shenjtë

 

prej fillimit të Biblës

Kaini e vranë vëllanë, Habilin

 

shkakun e paskan futur të ligat e bukura

të krijuara nga dhimbja

duke shkulur brinjtë-

 

për shembull, thonë,

Eva është krijuar nga Adami

dhe mendjen e ka briskë të hollë

 

mund ta bindë njeriun ta hajë

mollen e sherrit

në pemën e jetës

 

e jeta ti ngjajë jetës sonë!...

 

5.

 

Zemra më pëlcet

kur u shoh të shtrirë,

 

kur u shoh të varfër, të mjerë e të përqarë

të futur mes dhembjesh

e të lidhur

në agoni,

 

a e dini se prore na shtërngon kjo përplasje

i riu të vjetrin; i varfëri të pasurin

nga e qenia ta shporë,

 

jeta përsëritet

prej gjenezës së njeriut

e pikës zero të krijimit!...

 

6.

 

Çudi,

i shoh genet tuaja

kudo e kanë paudhësinë,

 

vëllau vëllanë nuk e do

motra motrën nuk e sheh me sy

njeriu i fsheh ndjenjat përtej hijes

dhe fjala e tij shtron djallëzinë

në vend të së drejtës jetike,

 

e liria është fjalë e palirisë

pavarësia është vetë robëria

me petka të rrejshme të lirisë,

 

në vend të dritës është verbëria

në vend të natës është djalli vetë

që sakaton çdo gjë që mundet

në poret më të imta...

 

e qetësi, nuk ka!

 

7.

 

Këto duar të padukshme

të djajve të fshehur

na ndrydhin keqas përtej Akerontit,

 

e globi t`kurret e ngrehet në pafundësi

orën në zemër për ta ndalur

 

sikur vdes për asgjë

kur nuk e pret,

 

nuk e di nëse është jetë apo vdekje!...

 

8.

 

E shoh popullin tim

në pasqyren e viteve

që e shkelin pa mëshirë,

 

ata që e kanë pamjen e njeriut

mendjen e përdalë

e shpirtin sterrë...

 

nën vargonjtë e dhunës

e lidhin pa mëshirë...

 

djemtë ua vrasin,

vajzat ua dhunojnë

kur mendojnë se vdesin për lirinë

për dashuri

 

dhe ndërgjegjen ua vënë të fle

sa herë përpiqen

të trembur të hapin sytë!...

 

9.

 

Habitem

se si vdekja paqësore

na vret me shtat thika,

 

na quan barbarë,

njerëz të egër

njerëz të dalur nga konturat e botës

 

edhe pse të parët e rruzullit

pararendësit tanë kanë qenë,

 

për hirë të krijuesit

e mbajmë

plisin e bardhë,

 

yjet i duajmë me ëndërrat

e nuk mund t`i mbërrijmë...

 

atëherë

ngatërrohen dimensionet

 

nuk e dimë

ku është Siriusi...

 

10.

 

Kur flisnim për Zotin

nuk do të kishim

gënjeshtra fjalësh-

 

e vërteta rrjedhë nëpër teh gjuhe

 

djallëzia na ka përpirë

e shpërlarë

në tym të hollë shpërndarjesh,

 

pa dije jemi të futur nëpër kthesa

pa dije e çmontojnë veten

 

gjithçka që e bëjmë

është kundër vetvetes

 

historinë e mbajmë

ashtu si duan kundërshtarët

 

dhe veten e qujmë

lugat me bishta

 

por arban nuk jeni!...

 

11.

 

Nuk jemi të parët e botës

 

i shpikim

mendimet e qenies

 

për shembull

nuk nuk keni qenë ilir e pellazgë

 

grekët e afrikës

sikur janë para nesh,

 

jemi të krijuar vonë

dje ose pardje

e gjenezën tuaj ua lëmë armiqëve,

 

më afër Krijuesit është secili

të gjitha të vërtetat ma i grabisin nga duart

 

ne me vetëdëshirë

ua japim atyre...

 

prandaj,

nuk mund ta pranoj shkatërrimin tonë

 

mushkëritë e mia i gris

në klithje, pa pushim!

 

12.

 

Tradhëtinë nuk e kishim në gjak

as pabesinë-besën e kishim besë

para mikut e dhamë gjithmonë,

 

Zoti i shtëpisë ishte Zoti Besa

 

e tashmë është shpërfillur koha

kundër natyrës çdo gjë rrjedhë

sepse natyra nuk është praktikë e lulëzimit

 

artificialisht na krijohet

çdo gjë me epruveta

 

piktura e ardhmërisë

pasqyron me ngjyra të pakuptueshme

art quhet poteza e pakujdesisë

 

ditët na dhjedhin nëpër mote të liga

derisa ta kuptojmë

cili luan midis nesh

 

me dhembje po ua them

kurr nuk e keni kuptuar Atdheun

sikur vdisni përherë për lirinë!

 

13.

 

Edhe sikur t`ua zbrisja

Diellin në shuplakë

nuk do ta besonit se ju flas me të drejtë,

 

nëse duani të më quani të lajthitur

apo shumëçka tjetër

e nxirrni nga gjuha

magjistar, avanturier, shkatërrues...

 

asgjë më shumë nuk do të kishte peshë

se fjala ime e sinqertë,

 

bashkimi i jonë është për mirëqenjen,

lirinë e mirëfilltë

zërin e parë të së vërtetës,

 

a e kuptoni fjalën e parë paçe

 

të bisedojmë thjeshtë

si vëllezër

 

e të duhemi, të duhemi!”...

 

 

 

SINQERITETI TRËNDAFILOR

 

 

 

 

Tri herë të kërkova falje

me fajin tënd

Dielli u ndal e buzëqeshi

ironinë për të ndalur.

 

Njeri thjeshtëzimi

dukesha i ultë

më shumë ultësohesha-

 

Shkelzeni i lartë e uli kokën

bardhësinë e borës të mos e prishte,

 

e ti nuk e kuptoje

se thjeshtësia më ulte hijen

e heshtur prisja mbi male

të zbadhëte dashuria

në mëngjesin tjetër,

 

ftohtësia e natës i kishte strukur

ndjenjat fisnike të dashurisë

moti, nëpër sgafellat e maleve...

 

Të katërtën herë e zgjove mllefin

të më akuzoj

pa faj në ndjenja

derisa unë

trëndafillat e bukur të fushave

t`i dërgoja me mall...

 

Tani e ke rastin të ulësh sytë

e të shikosh rrjeshtat e përlotura

të shiut të shpërthyer të befasisë

anë e mbanë

qytetit të dhembjes,

 

lulet janë shembur për dhé

nuk mjafton të kërkosh falje

 

pak presin

të dridhura

me petalet përmbys

t`i prekë dora e jote

 

dhe kurr në jetë

të mos dyshosh

në sinqeritetin e tyre

trëndafillor!...

 

 

 

NESËR APO PASNESËR

 

 

 

 

Më pret kot

gjithnjë kot

së prapthi kot

 

me nesër apo pasnesër

me ditë apo me muaj

me të padukshmen rri e pret

me ënërrimet e netëve pa gjumë…

 

Kur dua të fle ti më zgjon

e më le me sytë kokërr

me sharje, nêmë, truarje

e goditje të pandalura mbi vetveten

 

e di se je dikund në mua

padëshirën time ke mbetur,

 

virgjëreshë s`ke qenë ti as tjetra

dy pika të armiqve kombëtar

të dyat i shërbeni shejtanit të verdhë...

 

Asnjëherë s`të kam dashur

më ke marrë me magji të zezë

e bën çka të duash me veten-

 

je shifër apo emër i fshehur në terr

ku në dreç të mallkuar më del

ndoshta afër meje apo kilometra largë

 

mua më udhëheqë nga mbrenda

kudo që të sillem nëpër botë

me vetminë përskaj meje

 

dukem i lirë të vërtitem

të kërkoj të dashurën përtej jetës

pa asnjë shpresë,

 

i vjershë nëpër shpirtin tënd

vuajtjet e mia

e u fundofsh në fund të ferrit

me të gjithë ata që të kanë ndihmuar

 

u djegshi më fort se Iblisi

deri në pafundësi,

 

më prit sa të duash

se do të vi nesër apo pasnesër

me vdekjen e trupit-

 

kur të kaloj në anën tjetër

do ta marrësh vesh

deri te i pari

 

të vërtetën tënde të hidhur!...

 

 

 

TË VRAFTË REJA

PËR SË KTHJELLTI

 

 

 

1.

 

Të vraftë Reja në grumbull të plehit

tek mendon si mund të ma bësh vorrin

e të më mbulosh për së gjalli

me plehrat e tua të pa fund!...

 

Të vraftë Reja për së kthjellti

në dërrasën tënde të larë të kresë,

të Lumit Zot, kur t`i plasë durimi

me të palarat tua të përditshme

do të të vrasë, përnjëherë, në breg të oborrit!...

 

Je sjellur sikur "zot" i vogël

mbi lëvozhgën e globit

 

gjoja ke urdhër prej Zotit në pikë të natës

kur të tjerët flejnë e ti mendon

nga thellësia e nëntokës

ku jeton Luciferri e Kau i Zi,

 

Zoti i Madh i Gjithëshirshëm

të shikon me habi jashtë universit tënd

e çuditet me fjalët e tua të përditshme

 

sikur ke lindur me urdhërin e veçantë

për të rregulluar botën

sipas rregullave tua

 

je "zot" i së keqes së madhe grumbull

i plehërave të kësaj bote mes për mes rrugës

të hedhura në mesnatë

aty ku s`e mendon njeriu,

 

sepse mund të dalin prej teje

për të pasur ditën e ardhëshme

me një argument më të madh fjalësh...

 

2.

 

Fol, fol, fol sa të duash

sikur kështu paska thënë me pahir "zoti",

 

ke harruar se Zoti nuk urdhëron nëpër errësirë

qeni i sheh dhe leh kur të vizitojnë tetekët

leh me të lehurat alarmuese

 

njerëzit e dinë çka do të thotë ai

por ata e kanë harruar

ndoshta

në pikën e vrapit

nga të rrahurat pa pushim të mendjes së nxehtë,

 

nuk kanë kohë të shohin ty rrobet e rrejshme

je veshur me urdhërin e djallit të madh

të të sillen rreth teje

të vdekurit e mbetur në jetë

 

Baba Zot nuk i merr shpirtrat e ligj

me ndihmën e tyre

duket se të bëhet e pamudura!...

 

O i madhi Djall i lindur sikur njeri

të vraftë i Lumi Zot për së kthjellti

 

ata që i vretë Reja ditën për diell

e kuptojnë të padijshmit

se është pleh i plehërave të pafund

 

dhe duhet të dëlirët nga hapësira!...

 

 

 

NË PAKTHIM

 

 

1.

 

Më qanë zemra

me lotë të valë-

 

shoh vetëm fëmijë

të shtrirë përdhé

me doçka të njoma,

sikur presin lodra

e marrin vdekjen

me plagë e me gjak

 

për të kënaqur

syrin e qartur

të bishave njeri.

 

2.

 

Njeriu i vërtetë

ku është,

 

le t`ma ndalë zemrën

të mos i shoh

sytë e ngrirë

 

se plasa për fëmijët

bombë në horizont!

 

3.

 

I dua si diellin

pa kahje, pa anë,

pa vend të caktuar

 

edhe fëmijët e armiqve tanë,

 

kurrë mos u ngjajshin

baballarëve të ligj

 

kurrë mos ndjejshin

errën e kobshme të vdekjes

me hundën e harbuar

 

rritjen e ndalur

nëpër doçkat e pritjeve!

 

4.

 

Athua,

fundi i kohërave

është kjo përpëlitje

viteve të dhembjes,

 

me dogji dashuria

për kohën që rrjedhë

në pakthim!...

 

 

Calstorta Sud

Autobahn Venecia-Trieste,

25.07.2014.

 

 

 

VETMIA E DIMRIT

 

 

 

 

Qielli i vrugët resh mbi qepalla

shtrihem e ngrij me vetminë e bardhë

dëbora me grushta derdhet në hapësirë

 

astma mbi kraharorin tim e shfryen lodhjen

e zemra papritmas e çrregullon hapin,

 

janë moti të djeguara kujtimet

e rrugëve të ngarendjes mbeten gjolla terri-

 

është e vjedhur nëpër errësirën e bardhë të ëndërrave

hapësirave të padukshme rinia.

 

Qesh i lidhur pas një mendimi skofiar

të bukurën e të pandashmen për të marrë,

 

e kuptoj se nuk jam ai i dikurshëm

me të drejtën e fjalës

që fluturon nëpër male-

 

vetmia troket në dritaret e kohës

e dëbora e viteve heshturazi e mbyll çdo gjë,

 

me kot e shtrëngoj kaharorin të mbajë gjallë dritën

nga xhamat e zbardhura të vetëdijes

bardhësia mbyllet në errësirë...

 

Athua, a mos është kjo vetmia e dimrit

që uluron largë mundësisë së përceptimit

 

apo malet ulurojnë kaq tmerrshëm?!...

 

 

Në malet e Morinës

28.12.2014

Kthehu mbrapa

Shto koment