DËSHMITË RRËQETHËSE PËR DËBIMIN E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT

04.01.2018 (komentet: 0)

Gjurmë shqiptare- Nga Nishi tek Molla e kuqe (1)

Video

Zërat, lotët, klithmat e dhimbjeve të mijëra njerëzve u fshehën e u mbuluan kujdesshëm nga dëbora e acari i hidhur i mesditave 1877-1878. Asnjë mundësi tjetër nuk iu dha karvanit të tyre, veç largimit në pa kthim nga tokat në Sanxhakun e Nishit. Pas mbeti gjithçka : Kullat oborret fushat dhe varret e të parëve.

 

Kanë kaluar mese 140 vite nga shpërnguljet masive të shqiptareve në Sanxhakun e Nishit. Është periudha kur dhuna masive e ushtrive serbe ranë mbi popullsinë  e pafajshëm. Zona të tëra u shkatërruan u masakruan, duke lënë pas veç gjurmët e banoreve të larguar. Pikërisht këtë gjurmë do të ndjekim edhe ne. Për të ri sjell historinë dhe atë që nuk  është e shuar ende në këto territore.

N ë vitin 1875 shpërtheu ajo q ë njihej si Kriza e Lindjes, me kryengritje të mëdha anti -osmane në Bosnjë  dhe Hercegovinë . Ato u pasuan nga revolta e shumë popujve të tjerë, siç ishin Bullgar ët e një vit më pas  edhe serbët e malazezet. Të tilla pati edhe në Shqipëri edhe pse ndrojtja ishte shumë e madhe për një arsye te thjeshtë. Grekët në vitin 1844 patën shpallur atë që njihej si Projekti i Megalidesë- pra Pushtimin e Jugut të vendit. Në të nëjtën ditë edhe serbet u trumbetuan nat Certanjën që synonte shtrirjen e bollshme në tokat shqiptare. Pra Shqipëria gjendej në një mostre të frikshme që do të ndihej shumë shpejt pikërisht gjatë krizës së lindjes.

Më 1877 Rusët i shpallën luftë Perandorisë Osmane, ndërkohë që paralelisht duke kuptuar dobësimin e tyre u hodhën edhe serbet e Malazeztë që u nisën për pirjen e Sanxhakut të Nishit. 

Janë mese 740 fshatra shqiptare, që u boshatisën plotësisht. Banorët e tyre u shpërngulen me dhunë, kurse një pjesë mundi të vendoset  në zonat e tjera. Por pati edhe shumë të tillë të cilët vdiqën nga uria dhe të ftohtit në atë rrugëtim të kobshëm. Dëshmitë janë jo thjesht rrëqethëse por thuajse të pa besueshme për shkak të nivelit të dhunës, që vështirë  të besohet se njerëzit, mund t’ua bëjnë njerëzve të tjerë.

Shqiptarët e zhveshur e të zbathur, nëpër të ftohtit e acartë të dhjetorit i braktisën nga dhuna shtëpitë e tyre. Atë natë vdiqën shumë gra e pleq, e shumë fëmijë, të hedhur e të ngrirë  grykës së Gërdelicës deri në Vranjë e Kumanovë. Shumë fëmijë që ishin në shpinë të nënës u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit. Këto janë fshatrat e shqiptareve, për të cilët serbet nuk kanë ditur kurrë, kurse tani në këto fshatra nuk ka mbetur asnjë shqiptar. Prandaj askush nga serbet nuk dinë si quhen ato.

U dogjën e u poqën me zjarr e hekur më shumë se 700 vendbanime shqiptarë në ketë Toplicë, Nish Vranjë e Leskoc , kurse bota përparimtare nuk reagoi fare kundër atij kursi kriminal serbo-rus.

Shefki Ukaj kr. Shoq. “ Muhaxhirve” në Kosovë duke folur për këtë rast ka thënë se nga të parët kishte dëgjuar, se atë kohë kishte ndodhur që nënës i kishte rrëshqitur fëmijët prej dorës dhe nga acari dhe bora e madhe  fëmija ka mbet në borë dhe nena nuk ka mundur të kthehet dhe ta marr fëmijën e vet. Thonë edhe sigurisht kjo është ekzakte, pasi kur turqit kanë bërë regjistrimin e popullsisë  kanë shtirë ne evidencë se atje iu ka mbetur edhe maca e qeni dhe të gjitha bagëtitë.

“ Popullata e pafajshme atëkohë janë nisur me çerre ashtu siç kanë mundur mi shpëtua fëmijët dhe është për tu çuditur si kanë arritur të shpëtojnë fëmijët edhe pse një pjesë e fëmijëve kanë mbetur sepse nuk kanë arritur ti marrin me vete. Që faktikisht kur bëhet kjo rikujtuese është një rikujtuese shumë e dhimbshme.

Adem Ajvazi studiues, ka thënë se në mënyrën ma brutale brenda një kohë shumë të shkurtër ushtria serbe i detyroi dhunshëm gra, fëmijë e pleq e banorë në tërësi të dalin vetëm me rroba të trupi.

“ Organizoi gjoja se në emër të ikjes së aty ku zhvillohen luftimet organizoi ikjen në mënyra të ndryshme me karroca kuajsh e çerre të ndryshme mirëpo qëllimi ishte që sa më shpejt të zbrazej ajo tokë që sa më shpejt të kryhet puna sipas tyre, me qellim që mos të ketë më implikime ndërkombëtarë. Jo vetëm që asgjë nuk u ndal, por Traktati i Shën Stefanit në mars të vitit 1878 dhe pas Kongresi i Berlinit zyrtarizuan projektin serb duke iu dhënë këtyre të fundit të gjitha këto territore më popullsi shqiptare: Nishi, Toplica, Jablanica Masurica e me radhe, tashmë duheshin  ti përshtatshin realitet të ri imponuar. Ushtritë serbe nuk kishin më pse të fshiheshin dhe mund të vijonin qetë spastrimin e plote nga popullsia autoktone. Dhe askush nuk mund të thotë një shifër të saktë të të larguarave. Autor të ndryshëm japin të dhëna të ndryshme, sepse asnjëherë nuk është lejuar, apo ndërmarr një studim i organizuar nga Institucionet Shkencorë. Mendohet se janë mëse 300 mijë shqiptarë që lanë trojet e tyre, nga të cilët mese 70 mijë janë vrarë masakruar apo kanë vdekur edhe rrugës. Ka mjaft studiues të tjerë që këto shifra i quajnë të minimizuara apo të deformuara, duke pretenduar se numri është edhe shumë më i madh”, ka thënë Ajvazi.

Shefki Ukaj sërish ka treguar se krejt informatat deri tash që i kemi të verifikuara dhe që i posedojnë flasin për 700 vendbanime, ku kanë ndodhur spastrimi etnik në një territor apo në një hapësirë prej 11 mijë kilometrash katrore d.m.th edhe ma i madh se territori i sotëm i Kosovës,

Ky territor i jashtëzakonshëm dhe me histori të thellë kryeqendrën kishte sigurisht Nishin, i cili ndodhej rreth 200 kilometra nga Beogradi e ku do të niseshin edhe hulumtimet në teren.

Gazetari Marin Mema i cili edhe ka realizuar këtë histori të dhimbshme, ka treguar se Nishi po ashtu kishte gjurmët e veta historike

GJURMËT SHQIPTARE DHE SIMBOLIKA E MOLLËS SË KUQE

Gjurmë shqiptare- Nga Nishi tek Molla e kuqe (2)

 

“Ai ka thënë se shumëçka është shkatërruar, si p.sh Varrezat e vjetra të shqiptareve por jo gjithçka është zhdukur, duke filluar nga kalaja  tek figurat historike apo tek investimet e kryera nga shqiptarët para largimit të tyre. Këto janë vetëm disa elemente që lidhin qytetin e Nishit me banoret e dikurshëm me shqiptaret. Të mos harrojmë që në këtë qytetet deri më 1878 jetonin mesë 2 mijë familje shqiptare. Ndryshe nga sot ku është edhe vështirë të ndjekësh pas këtë gjurmë.  Fotografitë e vjetra të qytetarit tregojnë një tjetër fytyrë të tij, që sot është vështirë e identifikueshme monumentet objekte e ndryshme  e deri varret e shqiptareve janë shkatërruar.

Vetëm xhamia e ndërtuar nga Islam Agës nga Gjakova qëndron ende në këmbë. Duket e pabesueshme të mendosh se deri në vitet 1877-1878 këtu jetonin një numër aq i madh shqiptarësh. Lagjet e tëra u shuan ndërsa shtëpitë bujtën pronarët e rinj. Konsulli i Turqisë në Nish shkruan për lagje të veçanta ku ndodheshin deri në 300 e më shumë shtëpi shqiptarësh. Ato ishin prona të pasurish të cilët u detyronin më pas të linin apo shisnin gjithçka, dhe të iknin në Turqi, apo të merrnin rrugën në këmbë drejt trojeve të tjera me shqiptarë. Të tilla lagje kishte kudo në Nish nga të cilat siç theksohet nga burimet e kohës, mbetëm pa u shembur jo më shumë se 20 shtëpi.  

Megjithatë historia e qytetit shkon shumë më thellë, që në kohët më të lashta.

Është fakt se Kalaja e Nishit ka themele që i përkasin periudhës së Dardaneve, çka konfirmohet edhe nga zbulimet e shumta arkeologjike.

Por për fat të keq, kjo pjesë ose mbulohet, ose manipulohet ose nuk tregohet kurrë e plotë. A thua sikur nuk ka ekzistuar kurrë.

Nishi apo Najsusi, siç njihet në antikitet, është vendlindja e Konstadint të Madh, Perandorit Ilir, që e themeloi Konstadino Pojën. Në periudhën e tij, persekutimi i ashpër ndaj të krishterëve, morri fund. Perandoria Romake u riorganizua, në planin Ushtarak dhe ekonomik. Ndaj ai edhe sot konsiderohet si njëri prej më të mëdhenjve të historisë.

Drejtimi i Konstadinit  të madh në mbi 30 vite të shekullit të IV lidhet me një periudhë kur dyndjet skllave donin ende qindra vite që të nisnin.

Edhe vet Nishi ka një histori të tillë, por reklamimi bëhet vetëm në atë pjesë, që u inversion autoriteteve.

Thuhet se Kalaja është ndërtuar e rindërtuar disa herë, nga Romakët , Bizantët , Skllavet Bullgarët Serbet e Osmanët, por askund nuk përmendet, që themeluesit e kësaj kalaje ishin Ilirët.

Fundja logjika është e thjeshtë. Kur Romakët erdhën ketë vend çka tregohet edhe nga këto stelat mortore, atëherë lind pyetja, se cilët ishin banoret vendas”, ka thënë gazetari Marin Mema.

Arkeologu Neritan Ceka ka thënë se në të gjitha burimet antike del se ishin Dardanet ata që jetonin aty.

“ Nuk ka popullsi tjetër, që në ngjarjet e shekullit të III.  Bile  mund të themi se është zona më e hershme që përmendet si Ilire që në shek e V, Erodoti i vendos Ilirët në lumin ‘Angrus’, që është pikërisht zona e Moravës Jugore, dhe pjesa më verilindore e trevës Dardane. Dhe që nga kjo kohë nuk përmendet asnjë popullsi tjetër atje. 

Për të ndjekur një vijë logjike tjetër të historisë nga Najsusi Dardan dhe Konstadini i Madh duhet domosdoshmërish vizituar edhe një sy tjetër shumë i rëndësishëm. 

Në ketë mënyrë historia nuk u mbet asnjë hallk të sajin dhe vijon natyrshëm deri në shpërnguljet e dhunshme të banoreve.

Justiniani i Parë, është njëri ndër figurat më të rëndësishme të lashtësisë. Gjatë sundimit të tij nga viti 5027 në atë 5065, Dardania u kthye në një kryeqendër investimesh. Dhe mes shumë të tjerave që ai i realizoi ishte edhe ‘Justiniana Primo’, një qendër me një histori të jashtëzakonshme dhe të lidhur natyrshëm me popullsinë autoktone Ilire.

Dhe sigurisht se për të kuptuat ketë pjesë thelbësorë të historisë  duhet të vizitojmë edhe këtë sit të rëndësishëm arkeologjik, i cili ngrihet vetëm 70 kilometra  nga qyteti i Nishit.

Mjaft investime të nisura nga Konstadini i madh i përfundoi apo i zgjeroi dhe i përshtati Justiniani i Parë. Mes shumë të tillave bien në sy dy qytetet të rëndësishme, njëri ndodhet në Kosovë dhe tjetri në  destinacionin tonë. Dhe ajo që dallohet menjëherë është se Justiniana Prima edhe pse përfaqëson një vlerë të trashëgimisë Botërore, është lënë krejtësisht mënjanë. Kjo pa dyshim, se e ka një arsye dhe mjaft të fortë.

Historia e Justiniana Prima është mese e qartë, e kjo pranohet edhe nga vet autoritet përkatëse të këtij siti arkeologjik. Ky qytet është para skllav, përkundrazi ai u braktis me dyndjet e këtyre të fundit. Të paktën në këtë rast edhe vet autoritet pranojnë historinë ashtu siç është.

Ky është një qytet i ngritur në trojet Ilire, nga një Perandor Ilir i Bizantit- Justiniani i Parë. Tabelat thonë pikërisht qyteti u ngrit nga Perandori Justinian jo larg vendlindjes së tij, me synimin që të shndërrohet në selinë e prefekturës së Ilirisë. Më poshtë qartazi është e shkruar se ai u braktis në shek. e VII, si pasojë e dyndjeve skllave. Pra e thënë më thjesht, ky vendbanim ashtu si Nishi i lashtë, jetohej natyrshëm nga vendasit - Dardanët. 

Arkeologu Ceka po ashtu ka theksuar se aty  ka një origjinë të pastër Ilire sepse vjen nga Justini i qytetit Dardan – Ilir sic thotë thotë edhe biografi  i tij Prekopre Cezares, dhe natyrisht se bën pjesë në klasën sunduese u a kulturua u edukua në Bizant, u martuar me Bizantinin Theodorën ishte pjesë e klasës së lartë të Bizantit, por megjithatë shumë prezent në vendin tonë.

Ka një numër të pafund ndërtimesh që lidhen me Justinianin sepse verifikohej një pjesë e madhe e qyteteve nuk ka qytet që nuk u verifikua në kohën e Justinianit pra në Kohën e Bizantine” ka thënë Ceka.

Por nëse kjo pjesë e historisë duket disi e ftohtë dhe e largët, ka mjaft elemente të tjerë, që frymojnë ende qartazi të shkuarën e tyre.

Treguesit historik më të drejte për drejtë e të qartë vijnë nga Toponomia, që ende ruhen në zona të tëra. Dhe askujt nuk duhet ti dukej absurde kur fshatrat kanë emra shqiptarë, por në to nuk ka asnjë banorë të tillë.

Rajoni i Toplicës ka qenë njëri ndër rajonet më të prekura nga largimet dhe masakrat. Mjafton të kujtosh se shqiptaret në tërësi këndej kanë qenë më 80 për qind. Trupat serbe të mbështetura nga ato ruse i dhanë jetë me çdo kusht strategjisë së tokës së djegur. Megjithatë çuditërisht jo gjithçka është zhdukur. Mjafton të shikosh emrin e këtij fshati ‘Arbnas’. Në zona të tilla duhet pasur kujdese. Pyetjet duhet të jenë në dukje naive që askush të mos dyshoj mbi përmbajtjen dhe qëllimin e tyre, aq më pak banorëve të ri duhet thënë  se  jemi shqiptar. Ndaj bashkëpunëtoret tonë nuk paraqiten si të tillë po ashtu as makina nuk ka targa shqiptare. përndryshe gjithçka do të ishte e pamundur.

Si e shpjegojnë faktin se ky fshat quhet “Arbanas” banoret e sotëm serb. 

 

HISTORIA E DHIMBSHME E PROKUPLES KU JETONIN MESË 24 MIJË SHQIPTAR

Gjurmë shqiptare- Nga Nishi tek Molla e kuqe (3)

 

Gazetaret kanë ndaluar makinën e cila nuk kishte targa shqiptar dhe kanë pyetur dy pleq të shtyrë në moshë.

“Si po jetoni?  Ata janë përgjigjur se po jetojnë vështirë dhe me mund. Ndërsa tjetri ka shtuar se s’ke ç’të bësh duhet jetojmë”.

Ata po ashtu iu kanë treguar gazetareve pa e ditur që ata ishin shqiptarë dhe misionin i tyre ishte që të mësohej e vërteta, se aty në atë fshat me emrin “ Arbanas” dikur ka pasur 180 shtëpi, e sot sipas tyre duhet ti ketë diku 120 shtëpi. Po ashtu ata kanë treguar ky vendbanim është i vjetër ku ka disa që kanë ardhur.

Pyetja tjetër e radhës nga gazetarët ishte se “ përse mban emrin ky fshat “Arbanas”?

Ndërsa serbët e moshuar të ulur në tokë, thonë se kanë dëgjuar se ky fshat ka jetuar dikur me shqiptar. “ Ku ta dish, ashtu na kanë thënë të vjetrit që dikur kanë qenë vend i banuar me shqiptar. Dhe a është e saktë apo jo ku ta dimë ne”, janë përgjigjur fshataret serb të cilët tani jetojnë në atë vend.

Por sipas dokumenteve “ Arbansi” është një fshat mesjetar që shfaqet në shekullin XII. Në veprën e tij të detajuar vendbanimet dhe popullsia e Albanëve të Kosovës profesor Iljaz Rexha e ven theksin tek ekzistenca e mjaft qendrave të hershme që mbajnë këtë emër.

Këto fshatra gjenden si në dokumente skllave ashtu më pas edhe në atë të Portës së Lartë, duke treguar një vazhdimësi të qartë. Dhe pavarësisht prapashtesave Bullgarëve skllave ato nuk e humbën kuptimin edhe pse në të njëjtën mënyrë u regjistruan nga Administrata Osmane.

 Në Mesjetë shqiptarët e verifikonin vetën si Arbnor, ndaj edhe emrat e tillë ishin kudo ku ata jetonin. Të njëjtën gjë mund ta prekësh jo larg nga “Arbanasi” ku ndodhej një tjetër qendër sot, dhe e quajtur “ “Alabana”.Edhe kjo deformimin e emrit e ka marrë nga Administrata skllave.

Gazetarët sërish ndalojnë veturën në këtë vend për të folur nga afër me banorët tashmë të banuar me serb, me qëllim që të marrin informacione.

Gazetarët pyesin një fshatar serb aty:

“Më falni ku ndodhemi?  --- Në Alabama i kthen fshatari gazetarëve.

Atëherë e paskemi humbur rrugën i thonë gazetarët banorit sepse ne deshtëm të shkonim në Bllacë.

“Jo jo ia kthen banori serb nuk e keni humbur rrugën por vetëm vazhdoni drejt rrugën”.

Por a ka pasur ndonjë emër tjetër më parë ky fshat pyesin gazetarët.

“Nuk e di, nuk e di” ia kthen banori, kështu që gazetarët vazhdojnë rrugën, duke falënderuar atë për ndihmën.

Pra askush nuk tregon më shumë. Histografia ka mbytur gjithçka, ashtu si këto vende që duhet me çdo kusht të heshtin.

Rajoni i Toplicës ka pasur dikur një popullsi mbi 80 për qind shqiptar dhe askush nuk donte ta dinte këtë statistikë e cila është pranuar edhe nga vet autorët serb. Edhe pse sot këtu nuk gjejmë as edhe një për qind shqiptar. Kaq mjafton për të treguar fatin tragjik që kanë pasur banorët autoktonë të këtyre zonave.

Andaj nuk mund të mos impresionohesh nga faktet që tregojnë numrin e shqiptarëve të dikurshëm në këto anë. Kryeqendra e Toplicës është Prokople një qytet që së bashku me rrethinat numërojnë sot më shumë 44 mijë banorë. Qendra e derdhur mes gjelbëremit nuk ka asgjë që të lidh me shqiptaret e dikurshëm. Për një kalimtar apo turist të thjeshtë  Prokuple duket është një qytet  si shumë te tjerët.

E pamundur të kuptosh se çfarë qëndron pas këtij vendi të qetë, nëse nuk ke shfletuar më parë dokumentet apo dëshmitë rënqethëse të të larguarve.

E pra dikur në qarkun e Prokuples jetonin mesë 24 mijë shqiptar dhe rreth 1.500 apo diçka më shumë banorë serb. Kjo është e vërteta e cila të shoqëron pashmangshmërisht në çdo hap e mendim.

Si mund të zhduken mijëra njerëz, historitë e tyre personale, zërat kujtimet lotët si mund të shuhet e mohet gjithçka. E vështirë të mos prekesh ashtu siç i ndodh edhe shoqëruesve tanë nga Kosova.

Ne jemi të vetëdijshëm se këta kanë kryer punë me neve dhe nuk kanë pas më se çka të fshehin kështu qe nuk është më rrezik për ta, sepse ne e dimë shumë mirë nga autoret e ndryshëm se edhe tanë por edhe serb, që këtu ka fshatra që janë zhduk dhe fare më nuk i dihet as emri”, ka thënë studiuesi Ismet Azizi.

Ai ka treguar se autori Mita Rakic me një vepër të tij, “ Serbia e re “ e quan këtë pjesë të re, pasi mundeni me marr me mend, vjen në këtë tokë, e sheh të zbrazët të banuar me shqiptarë dhe këtë trevë të okupuar nga Serbia në vitin 1878 e titullon me emrin “ Serbia e Re” . Madje ka hasur ne vendbanime të djegura shkrumb e hi për të cilat nuk dihet as emri i atyre fshatrave. Dhe për ta nuk paraqet problem pse ne i kemi trashëguar emrat e këtyre vendbanimeve në Kosovë”, ka thënë studiuesi Ismet Azizi.

Studiuesi Florent Hasani po ashtu ka thënë se pas dëbimit të shqiptarëve nga këto territore ato do të populloheshin me ushtrinë serbe dhe malazeze si element për të serbizuar këtë territor.

“Këto popullsi do të lejonin me favore të ndryshme p.sh një familje do të merrte shtëpi dhe  pasuri falas nga 20 hektar tokë të punueshme dhe nga 10 hektar sipërfaqe malore. Dhe kjo nënkupton se ato të gjitha më parë ishin pasuri të shqiptarëve të cilët ishin dëbuar nga këto troje”, ka thënë Hasani.

Më pas thuhet këto dhe shumë lehtësi të tjera iu ofruan popullsisë serbe, për ti sjell dhe populluar këto territore. Gjithçka u bë me një shpejtësi marramendëse si formë për të mbyllur menjëherë këtë çështje e për të vazhduar marshimin më tej në territore shqiptarëve.

Shumicën dërmuese të mbiemrave i gjen sot në Kosovë. U larguan si familje, e tashmë janë fshatra të tërë që rrënjët i kanë nga ky vend:

si Lepaja, Pllana, Nishliu, Llapashtica, Breznica, Rudari Stublla, Bllaca e pafund të tjerë, pa lënë mënjanë mbiemrin e përgjithshëm Muhaxhiri.

Të gjithë vijnë nga këtu, dhe të parët e tyre jetonin prej shekuj në këtë vend. Ndërsa mbiemrat i ruajtën si formë për të treguar  për të mos harruar me shpresën për tu rikthyer dikur aty ku kanë varret e të parëve të tyre./Vazhdon

 

KALAJA E NISHIT KA THEMELE QË I PËRKASIN PERIUDHËS SË DARDANËVE

 

Gjurmë shqiptare- Nga Nishi tek Molla e kuqe (4)

 

Megjithatë  Ismet Azizi studiues thotë se dëshmitë e reja dhe prezenca jonë këtu dhe amaneti  i Muhaxhireve që na kanë lanë neve, kështu tingëllon dhe kështu thuhet, që së paku ti vizatojmë këto vende, ti dimë prej nga janë gjithë ajo popullatë e shpërngulur me rrafsh 700 fshatra të banuara me shqiptar dhe të mos i harrojmë. Kështu që ne sot po e kryejmë edhe një amanet të Muhaxhirëvë por edhe një rikujtesë të gjeneratave të reja, sepse dikush duhet të vij këtu.

“Shiko këtu ka shumë mikro toponime të cilat në nuk po mundemi ti hulumtojmë sepse duhet kohë por këtu gjithçka flet se dikur ka qenë e banuar me shqiptarë”, ka thënë studiuesi Azizi.

Diku 30 kilometra nga Prokople shtrihet edhe Kurshumlia një tjetër qytezë që autori Mita Rakiq, në veprën  e tij “ Udhëtim në Serbinë e Re” e konsideron një “ Çerdhe shqiptarësh”. Ai u caktua nga vet gjenerali Kosta Protic që të hulumtonte gjendjen në teren, pas aksioneve brutale të ndërmarra nga ushtria.

Por duket se Mita Rakic u trondit nga pamja ndaj edhe shkroi një të vërtetë të madhe, se në qytezën e Kurshumlisë pas sulmit dhe veç ushtareve serb nuk kishte qoftë edhe një banorë të vetëm.

Ashtu si kudo edhe në Kurshumli nuk ka më shqiptar. Edhe pse dikur kanë qenë mese 90 për qind. Sigurisht edhe këtu nga ajo që ka pësuar ndryshimeve është qartësi shqiptarë si për të treguar se pavarësisht presioneve jo gjithçka mund të shuhet.

E vështirë të mendosh se dikush mund të vë në dyshim identitetin  e dikurshëm të banorëve të fshatit Kastrat.

Emri flet qartë, ashtu si fakti se banoret janë detyruar të largohen me përdhunë. Dhe pavarësisht se gjithçka ka ndodhur shumë kohë më parë, këtu vazhdon të mos jetë e lehtë të jesh shqiptar, madje edhe kalimthi , çka dallohet lehtësisht nga një pllakatë me mbishkrim “ Fuck Albania”. Ndjenja e një nacionalizmi ekstrem është kultivuar si mënyrë për të mbuluar gjithçka që lidhet me të shkuarën.

Atëherë vallë si mund të zhduket një popullsi që përbën mëse 90 për qind të numrit të përgjishëm të banorëve.

Të thuash e frikshme është pak : Visoka, Bojniku, Bregovina, Vujanova,  Brestovci, Xhaka, ( fshati i origjinës së dy vëllezërve futbollistë Xhaka) e po ashtu Konjuvca janë të gjithë të lidhur me njëri-tjetrën.

Edhe pse emrat e një pjesë janë ndryshuar shekuj më parë, këto vendbanime kanë qenë  brez pas brezi, të jetuara nga shqiptaret.

Jo më kot, disa prej tyre para se të largoheshin, kanë mundur të marrin edhe tapitë e pronave si dëshmi edhe ligjore e asaj se cfarë ka ndoshur.

Hysen Azemi Dr. i Arkivës ndër  komunalë e Kosovës, duke shfletuar tapi të ndryshme ka treguar që atë të cilët kanë marrë tapitë me vete dhe kanë lënë dëshmi dhe gjurmë.

“ Ky është fondi i familjareve të Tapive të Hysen Azemit, d.m. th. si  pronar jam unë tapi e tokës Azemi i biri i Ahmetit, kardaja i Kurshumlisë ashtu është quajtur atëherë sanxhaku i Nishit fshati Bllainë është viti 1873 ku atëkohë pasuria, apo toka  është mat me Dnn, dhe sasia është prej 4 Dnn. Dhe për veç këtyre hipotekave ne duam të tregojmë se popullsia e Sanxhakut të Nishit ka qenë kryesisht i banuar me shqiptar dhe ata janë shpërngulur me dhunë.

Kurse Kurshumlia sipas viteve apo të dhënave statistikore në vitin 1873 ishte 87 për qind e banuar me shqiptar dhe shlirë munk ta quajmë se ishte kryeqendra e shqiptare.

E njëjta  situatë është edhe në Leskoc  e Vranjë ku ka pasur rreth  70 për qind të popullsisë shqiptare e kudo  në Jabllanicë. Fjalët janë te tepërta e nuk mund të të përshkruajnë realistin e sotëm me atë të dikurshëm..

Po ku ka qenë kufiri i dikurshëm me Serbinë, apo ajo që në popull njihet si molla e kuqe.  Cila është historia e këtij vendi e cila lidhet me atë të shqiptareve. A ka mbetur diçka pas, e prekshme e dukshme apo gjithçka është zhdukur me mollën.

Është folur dhe është shkruar shumë për Katundin tek molla e kuqe , për doganën e dikurshme nga ku fillonin në atë kohë trojet shqiptare.

Fotografitë apo gravurat e vjetra tregojnë ekzistencën e këtij vendi sa legjendar aq edhe real. zona ndodhet shkuar 25 kilometra nga qyteti i Nishit. Orientimi është i vështirë por jo edhe i pamundshëm.

Duket e habitshme por fshati quhet ende “Katun”  një tjetër piketë e këtij vendi nuk është shkulur.

Autoritetet me sa duket kane ndjerë sigurinë e pushtetit dhe mes shumë ndryshimeve kanë harruar edhe këtë të fundit, një ndër më thelbësoret që klith gjurmët e historisë.

Studiuesi Florent Hasani ka thënë se në vitin 1833 Principata serbe kishte fituar një Autonomi nga Perandoria Osmane, dhe po në këtë vit kufiri u tërheq nga Pashallaku i Beogradit dhe erdhi deri mu këtu në fshatin “Katun” të komunës së Aleksicit. Në këtë vend trupat Osmane ndërtuan ‘Gjumrikanen” që ishte pikë doganore vend kalimin kufitar. Dhe pikërisht këtu brenda karakollit osman në altar ishte një trup molle e cila gjatë gjithë verës lulëzonte dhe bënte molla të kuqe. Andaj edhe kështu supozohet që nga kjo mollë ka mbetur edhe emri tek Molla e kuqe.

Kurse pas kësaj kodre fillonte Kufiri i  Principatës serbe, do të thotë ky kufi ishte nga viti 1833 deri në vitin 1878 kur Serbia pra bëri mësyrje drejt tokave shqiptare të Sanxhakut të Nishit dhe i spastroj etnikisht më shumë se 740 fshatrat shqiptare.

Godina e kufirit sigurisht se është zhdukur me kohën, ndoshta rrënojat e vogla ndodheshin diku, mbuluar nga pyjet e bimësia e hathtisur.

Gjithçka flet, veç historisë së Muhaxhirëve dhe kujtimeve të tyre, e hartat e vjetra që tregojnë u ndodhej dikur ky vend.

Asnjë studiues, historian, e hulumtues deri më sot nuk kanë mundur të japin një sqarim shkencor se persë kjo pjesë quhet Molla e Kuqe

E kur kjo pjesë mungon, gojëdhënat mbesin burimi i vetëm. Legjenda thotë: se në këtë tokë është derdhur shumë gjak, janë bërë shumë beteja të mëdha e të forta, janë masakruar shumë  njerëz të pafajshëm , janë përballur banorët shqiptare për të mbrojtur trojet e tyre. Ndaj gjithçka morri ngjyrën e kuqe: toka, lumenjtë gurët.

Dhe Molla e Kuqe, mbeti një simbol ashtu siç është edhe sot  i sakrificave i dhimbjes së mijëra- mijërave njerëzve, që nuk kanë ende një vend ku të prehen, e shumë të tjerëve që nuk mundën të qajnë këtu, në këtë vend, nga në Mollë të kuqe e më tej ku kanë lindur e jetuar për breza paraardhësit e tyre.

Këtu janë gjurmët që ende ruhen këto territore, e që mund ti prek çdo kush, mjafton një udhëtim i thjeshtë. Sanxhaku i Nishit flet me gjuhen e fakteve, fakte këto që nuk i bëjmë në por historia” ka thënë gazetari Marin Mema i cili edhe e realizoi këtë storje. 

/bota sot/

Kthehu mbrapa

Shto koment