Daut Dauti : Epoka e Orwell-it

18.05.2013 (komentet: 0)

George Orwell, edhe pse jetën e tij të shkurtërnuk ia dedikoi tërësisht shkrimeve, mbeti njeriu që farkoi një mënyrë të veçantëtë të shkruarit. Kritikët e respektuan për mendimin e tij të zëshëm dhe përafinitetin e rrallë që tregoi në të shkruar pasi që e godiste shpejt dhe drejt çështjenme të cilën merrej. Shkrimin politik e ngriti në nivel të artit. Shumica ekritikëve u pajtuan se Orwell-i, pati personalitet që shkëlqeu në çdo gjë qëtha dhe që shkroi.


 

         

  

 

Vepra “An age like this” përmban katër volumedhe është përmbledhje e eseve, artikujve të gazetarisë dhe letrave të George Orwell-it.Kjo punë është bërë nën redaktimin e gruas së tij të dytë, Sonia Orwell-it, dheredaktorit Ian Angus. Volumi I apo përmbledhja e parë, në 624 faqe, përfshinëperiudhën nga vitit 1920 deri më 1940.

 

Orwell në testament kishte urdhëruar që askushtë mos i shkruante biografi. Natyrisht që ky testament është nul (i paqenë) përshumë arsye dhe njerëzit kanë shkruar përkundër dëshirës apo urdhrit të tij. Nëmënyrë të zhdrejtë Orwell e ka shkruar autobiografinë. Me siguri që (auto) biografiae tij më e mirë është botimi në fjalë. Këtu, në katër vëllime, shkrimtarigjenial, duke shkruar recensione, ese, dhe duke u shkruar shokëve dhe njerëzveqë nuk bijnë në këtë kategori, flet edhe për veten.

 

Në tregimin “Why I Write” (Pse shkruaj), fletpër veten e tij duke filluar që nga vitet e para të fëmijërisë e deri në moshëne mesme ku shpjegon si dhe pse kishte vendosur të bëhej shkrimtar. Tregimbrilant. Thjeshtësia është madhështi. Shpjegimi i jetës së tij bëhet duke ubazuar në një sinqeritet total. Duke shkruar për motivet që e kanë shtyrë atë(por edhe të tjerët) që të shkruaj, Orwell thotë:

 

 “Mendoj se janë katër motive për të shkruar. Ato ekzistojnë  në shkallë të ndryshme në secilin shkrimtar…”

 

Pastaj, duke i numëruar dhe duke i shpjeguar motivet,marrim vesh se ato janë me sa vijon:

1. Egoizmi - që vjen nga dëshira për t’uparaqitur i mençur dhe i rëndësishëm në këtë botë, e deri te dëshira për t’ukujtuar edhe pas vdekjes;

2. Entuziazmi estetik - që vjen ngaperceptimet që kemi ndaj të bukurës në botën e cila na rrethon dhe për të cilënne mendojmë se duhet ta paraqesim me fjalët siç i radhisim ne vetë;

3. Impulsi historik - që vjen nga dëshira t’ishohim gjërat ashtu siç janë apo që t’i gjejmë faktet e vërteta;

4. Qëllimi politik - që vjen nga dëshira që tashtyjmë botën në drejtimin që dëshirojmë.

 

Pastaj, Orwell-i bënë një interpretim dheanalizë të thellë të këtyre motiveve duke i gërshetuar me njëra tjetrën. Më sëshumti rëndësi i kushton motivit të katërt, atij të qëllimit politik. Zaten, kyka qenë segmenti me anë të cilit Orwell është bërë i pavdekshëm në letërsi dhemë gjerë. Në rini të hershme nuk ia botonin tekstet pasi që për redaktorëtmendjengushtë Orwell-i ishte diçka që nuk akceptohej se ishte botë në vete dhejashtë konturave të letërsisë që njiheshin deri me ardhjen e tij. Më 1937 Orwelli shkruan mikut të tij Jack Common:

 

”Më duket aq afër, sikur dje, koha kur askushnuk dëshironte të botonte asgjë që shkruaja kurse tashti marr letra nga të katëranët që më pyesin nëse dëshiroj të shkruaj …”. 

 

Nga kjo vepër shohim që Orwell-i, ishte eseistmadhështor dhe gazetar brilant. Sidomos gazetaria e tij e veçantë kolumniste ebëri të jetë i pakrahasueshëm. Të shkruarit në formë serioze, provokative,komike, duke protestuar, denoncuar, dhe shpotitur, e bëri model për gazetarët eardhshëm. (Model shumë i vështirë për t’iu përmbajtur). 

 

Gjatë një periudhe të konsiderueshme kohore Orwell-ishkroi edhe recensione. Shkëlqente sidomos në recensionet që kishin të bënin meçështjet e luftës civile në Spanjë dhe me ato të çështjeve politike nëpërgjithësi. Shkroi recension, poashtu të rëndësishëm, edhe për librin “Byronand the need for fatality” (Bajroni dhe nevoja për fatalitet) të autorit Charlesdu Bos. I tërë libri, siç shihet nga titulli, por edhe recensioni është përqendruarnë diskutimin e çështjes së incestit së Lord Bajronit që kishte bërë me  simotrën apo gjysmë motrën Augusta Leigh. Qëtë dy, autori i librit por edhe Orwell-i, në disa momente tentojnë ta arsyetojnëkëtë lloj incesti që vjen si rezultat i martesave shumë të afërta brendafamiljeve aristokrate angleze që bëhen me qëllim të ruajtjes së pasurisë dhetrashëgimit të titujve. Sikur të gjithë tjerët, edhe Orwell-i, është ifascinuar me Bajronin. 

 

Por, siç shohim nga ky botim, George Orwell-inmë së shumti e ka fascinuar politika dhe lufta. Madje, lufta e bëri aktivistpolitik, pamfletist dhe polemist të zjarrtë. Por, mbi të gjitha, e bërigazetar. Orwell shkoi në Spanjë për të marrë pjesë në luftën civile duke pasur ndjenjatë fuqishme antifashiste por jo edhe të definuara siç duhej apo siç dëshironteai vet. Nga kjo luftë ai doli si besimtar në socializëm dhe si anti Stalinist.  

 

Shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore ia pamundësoitë vazhdonte jetën në fshat. Për shkak të shëndetit të dobët (sëmundjes sëtuberkulozit) u refuzua nga shërbimi ushtarak. Prandaj, u shpërngul në Londërdhe qytete tjera dhe filloi të merrej intensivisht me gazetari. Ai iu rrekgazetarisë edhe nga dëshira e tij që të ndryshonte gjërat në dobi të një shoqërietë ndershme dhe dinjitoze. Për shkak të pagesave të ulëta deri më 1954 mezidilte nga muaji në muaj. Por, kjo kohë e vështirë e shpenzuar në gazetari indihmoi shumë pasi që aty bëri ekzaminimin e ideve të veta politike të cilat iplasonte në publik. Kjo kohë i ndihmoi që të përgatitej dhe para se të vdiste t’ishkruante dy kryeveprat e mëdha botërore: Ferma e Shtazëve dhe 1984.

 

Letrat e botuara në këtë vëllim aspirojnë tëkompletojnë një pamje solide të figurës së tij edhepse dihet që shumë të tillanuk kanë mund të përfshihen në këtë botim pasi që kanë humbur. Megjithatë,madhështia e George Orwell-it është kudo prezent në këto materiale që janëpërfshirë në këtë përmbledhje. Ai shkëlqen në çdo faqe, në çdo rresht dhe nëçdo fjalë që ka shkruar.  

 

Kthehu mbrapa

Shto koment