ÇUN LAJÇI I SHKRUAN KRYEMINISTRIT THAÇI: QYSH E LE DUAJENIN E TEATRIT VETËM ME NJË PENSION PREJ 100 EUROSH

30.01.2014 (komentet: 0)

Kohë më parë përkrahu sportistin Aziz Salihu në shprehjen e revoltës së tij kundër shtetit, por kësaj here ka vendor ta tregoj hallin e tij. Aktori i Çun Lajçi i ka shkruar një letër publike Kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi për gjendjen e tij ekonomike- jetë me vetëm një pension prej 100 eurosh. Ai i kujton kryeministrit Thaçi edhe një takim që kanë pasur në vitin 1999, ku thotë se dëshmitar ishte edhe Vlora Citaku ku thotë që Thaçi ti ketë thënë “Çun Lajçi, më monologun tënd "I kujt asht ky plis" (ishte fjala për koncertin "Homazh për Kosovën"që u shfaq ato ditë ne TVSh)ke qenë më i fortë së Unë më 1000 ushtarët e mi në Drenicë,prandaj të thirra të ta them", shkruan Lajci në facebook.

 

Më poshtë lexojeni të plotë letrën e Çun Lajçit për Hashim Thaçin

“Zoti Kryeministër!

Në korrik të vitit 1999 më ftove në zyrën tënde dhe në praninë e Vlora

Çitakut,Ramiz Lladrovcit,tezakut tënd dhe Remzi Ejupit u ngrite në këmbë më një gotë vërë të kuqe e the:

"Çun Lajçi,më monologun tënd "I kujt asht ky plis" (ishte fjala për koncertin "Homazh për Kosovën"që u shfaq ato ditë ne TVSh)ke qenë më i fortë së Unë më 1000 ushtarët e mi në Drenicë,prandaj të thirra të ta them"

Dhe i cakrruam gotat.

A të kujtohet z.Kryeministër?

Nuk e di,e the nga sinqeriteti apo nga euforia e Lirisë që na kishte kapluar të gjithëve në at korrik të 99-tës.

Tani ma thuani z.Kryeministër, si është e mundur që një artist të tillë ta leni rrugëve tash e 13 vjet më një pension prej 100€, thua së nuk bana kurrë shkollë ,mua Duajenin e teatrit të Kosovës!

Ju lus,mos i tregoni Daçiçit së do kënaqet më gjendjen e mjerushme të artit teatral e filmik në Kosovë!

Më rrespektin e atij "plisi të korrikut 1999"

Çun Lajçi 

Kthehu mbrapa

Shto koment