Çmimi “TEUTA”, Mirash Martinoviqit

11.07.2016 (komentet: 0)

 

Çmimi për Vepër Jetësore “Teuta”ndahet në kuadër të manifestimit letrar trekufitar “Muzat e Alpeve 2016”. Ndërsa, laureatë paraprak të Çmimit për Vepër Jetësore“Teuta” ishin shkrimtarët e mirënjohur shqiptarë dhe malazezë: Jevrem Berkoviq, Dritëro Agolli dhe Ramiz Kelmendi, shkruan KultPlus.

 

Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta”, e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria, me 28 dhe 29 gusht, në Plavë-Guci dhe në Junik do të organizojë manifestimin e katërt letrar trekufitar “Muzat e Alpeve 2016″. Me këtë rast, Çmimi për Vepër Jetësore “TEUTA” do t’i ndahet shkrimtarit të mirënjohur malazez Mirash Martinoviqit, me arsyetimin se:
 

“Vepra e Mirash Martinoviqit e mbështetur në traditën e lashtë ka rrënjë të thella të cilat lidhin popujt e Ballkanit dhe të Mesdheut. Poezitë dhe romanet e tij të bazuara në motive të njohura edhe për popujt e tjerë, përcojnë humanizëm, dashuri dhe mesazhe të forta, universale dhe të vlefshme për të gjitha vendet dhe popujt. Ajo hap horizonte, lëviz kufinj dhe është udhërrëfyes I qartë në rrugëtimin e përbashkët të qytetërimit kah e ardhmja”.

Manifestimi “Muzat e Alpeve 2016”, i cili për të katërtin vit me radhë organizohet nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta”e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, sivjet u mundësua nga Ministria e Diasporës në kuadër të “Ditëve të Diasporës” me mbështetje edhe nga Komuna e Decanit, Komuna e Pejës dhe Komuna e Junikut- ku do të zhvillohet ceremonia qendrore. Ndërsa, Mirash Martinoviqi, me marrjen e Çmimit për Vepër Jetësore “TEUTA” me 29 korrik në Junik, radhitet përkrah laureatëve paraprak: Jevrem Berkoviqit, Dritëro Agollit dhe Ramiz Kelmendit, të cilëve në vitet e kaluara iu nda cmimi në Rugovë, në Risan dhe në Bajram Curr./KultPlus.com

Kthehu mbrapa

Shto koment