CILËSIA NUK ËSHTË SPRINT, AJO ËSHTË NJË MARATONË

17.10.2016 (komentet: 0)

 

 Menaxhimi demokratik i cili garanton cilësi,promovimi i  vlerave edukativo-arsimore,motivimi i mësimdhënësve dhe nxënësve,ndërtimi i raporteve të shëndosha ndërkolegiale dhe me komunitetin,toleranca,mirëkuptimi,avancimi edhe më tej i teknikave të mësimdhënies,përkushtimi i vazhdueshëm ndaj infrastrukturës,higjienës,ruajtjes së ambientit,nxënësve me nevoja të veçanta si dhe të atyre me asistencë sociale janë objektivat kryesore të Drejtorit të shkollës së m. të .u. “Abaz Ajeti” ; Arsim Bejtullahu në Gjilan i cili me moton “Kush është  ndaluar së përmirësuari, ka ndaluar të jetë i aftë”, filloi këtë vit shkollor me ndryshime  për sa i takon një fillimi të mbarë shkollor.

 

 

Në fillim ishte lyerja e brendshme e shkollës e cila i dha një freski asaj dhe syrit tonë i krijoi një shije mjaft tërheqëse për ta vrojtuar këndshëm gjatë kohës kur punojmë. Një vrojtim i tillë u pa edhe nga sytë e nxënësve tanë në ditën e parë që hynë në shkollë. më duket se thoshin: A do të kemi ndryshime tjera?

Po, ato po vinë njëra pas tjetrës dhe secila ka domethënien e vet edukuese si dhe arritjen e cilësisë sa më të lartë në arsimimin e tyre,ndërgjegjësimin për të punuar sa më shumë, vetëdijesimin se edhe vetë nxënësit duhet të jenë kontribuues dhe ruajtës të hapësirës shkollore.

Që procesi mësimor të jetë i një cilësie më të lartë, drejtori i kësaj shkolle na ndihmoi duke na pajisur me projektorë dhe laptopa për mësimdhënësit dhe që puna jonë të ketë një siguri të lartë ai iu përvesh punës edhe në riinstalimin e rrymës elektrike gjë që la të kuptojmë se sa seriozisht dhe me vendosmëri po punohet.

Riinstalimi i rrymës elektrike ishte një pritshmëri e domosdoshme andaj të gjithë janë të lehtësuar për një veprim të tillë.

Korridoret e shkollës sonë po fillojnë të pasurohen me elemente të llojit të vet ku secili element zë vend të veçantë për domethëniet që kanë. Kjo vërehet sidomos kur sheh nxënësit duke u ndalur nga kureshtja e tyre për t’i lexuar thëniet  më të bukura të thëna nga njerëzit më të shquar që njeh bota. Nga e gjithë kjo lëvizje që po bëhet me sa duket te nxënësit u krijua një dëshirë dhe vullnet që edhe ata në mënyrën e vet të japin kontributin e tyre. Aktivitetet filluan; filloi puna e tyre efektive,duan me siguri të bëhen kontribut dhënësit e çmuar të kësaj shkolle,për të krijuar një imazh edukativ, socializues dhe empatik me njëri –tjetrin.

Dhe kur nxënësit kuptojnë se ndryshimi është i tyre, atëherë arsimimi,cilësia dhe edukimi janë pjesë përbërëse dhe e pa ndashme për ta.

Thënia e tyre që e vendosën në murin e shkollës është:”FILLUAM ME KËMBË TË MBARË DHE DO TA MBAROJMË ME KËMBË TË MBARË”.

Roland dhe Lisa Ramsey, dy amerikanë  kanë sjellë donacion nga OSBE duke e pajisur një klasë me banka e karrika dhe ormanë si dhe 12 banka për një klasë tjetër.

E gjithë kjo po bëhet me nismëtarin Drejtorin e shkollës  Arsim Bejtullahu në bashkëpunim me gjithë stafin punonjës të kësaj shkolle. Andaj paçim punë të mbarë dhe suksese të gjithëve.

/Arbëresha Aliu/

Kthehu mbrapa

Shto koment