Burri i Presidentes nuk merr vizën për asistent

13.05.2012 (komentet: 0)

Bashkëshorti i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, Astrit Kuçi nuk mund të bëhet asistent në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.


Pretendimin për këtë pozitë Kuçit ia ka shuar Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë, edhe pse recensionet ishin pozitive dhe në anën e tij.

Mirëpo ajo që ishte pengesë që këshilli të ja jepte një “X” ishte mosha e tij dhe kriteret e tjera të cilat burri i Presidentes nuk arriti që ti plotësonte, siç është rregulluar me statut të UP-së, transmeton Indeksonline.

Edhe pse kërkohet që të ketë të regjistruar doktoratën, Kuçi konkurroi për pozitën e asistenti të ri pa e plotësuar këtë kriter, vlerëson Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë.

Kuçi është 36 vjeç, ndërsa mosha për të qenë asistent i ri, pozitë për të cilën ka konkurruar ai, është 30 vjet, kurse për të qenë asistent kandidati duhet të jetë nën 35 vjeç. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment