BUJËS S’I PËLQEN HISTORIA E BUXHOVIT

16.05.2012 (komentet: 0)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ia ka ndaluar Jusuf Buxhovit ligjëratën për historinë e Kosovës në “Javën e shkencës”, duke thënë se nuk na duhet historia e tij.

E tëra kjo ka ndodhur gjatë “Javës së shkencës” që pritet të mbahet sot në Prishtinë.

Ka qenë ministri i MASHT-it, Ramë Buja i cili ka urdhëruar që një ditë para fillimit të kësaj jave të urdhëroi heqjen e emrit nga lista e ligjëruesve të Buxhovit në këtë javë shkencore.

Historiani Jusuf Buxhovi ishte caktuar ditë më parë, po nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të mbajë një ligjëratë rreth “Kosovës” në kuadër të Javës së Shkencës, e cila fillon sot, me 16 maj, dhe do të zgjas deri me 10 qershor.

I kontaktuar nga “Bota Sot”, historiani Jusuf Buxhovi thotë se një veprim i tillë i ministrit Buja, mbase edhe mund të jetë i pritshëm ngaqë ai u kritikua ashpër me rastin e premtimeve që i bëri ministrit turk rreth mundësisë që në tekstet shkollore të historisë të ndryshimet qëndrimi i deritanishëm rreth Perandorisë Osmane si pushtues.

Ndërkohë Buxhovi ka thënë se Buja urdhrin e tij që ai mos të mbaj ligjëratë në këtë seminar e a dhënë me fjalët, “nuk na duhet historia e tij”.

Kjo nuk është hera e parë që Ramë Buja përzihet në fushën shkencës

Kthehu mbrapa

Shto koment