Botohet libri me i ri i Daut Dautit

15.11.2012 (komentet: 0)

Në Shkup, shtëpia botuese Logos-A, nxori nga shtypi librin Çështja Shqiptare në Diplomacinë Britanike 1877 – 1880 të autorit Daut Dauti.

 

 

 

Libri paraqet qëndrimin e diplomacisë britanike ndaj zhvillimeve të rëndësishme politike dhe ushtarake të shqiptarëve gjatë këtyre viteve.  Nga këndvështrimi britanik në libër ofrohet edhe gërshetimi i diplomacive të Fuqive të Mëdha dhe asaj otomane në lidhje me çështjen shqiptare gjatë kësaj periudhe të rëndësishme gjatë së cilës zuri fill nacionalizmi shqiptar. Libri është tërësisht i bazuar në dokumentet e Foreign Office-it, Parlamentit Britanik dhe Bibliotekës Britanike. 

 

Recenzenti Dr. Blerim Reka, ish ambasador i Maqedonisë në Bruksel, në parathënien e këtij libri e ka vlerësuar lartë punën hulumtuese-shkencore të autorit dhe rëndësinë që do ta ketë kjo vepër jo vetëm për historinë dhe diplomacinë e shqiptarëve por edhe më gjerë. Libri është duke u prezantuar nga botuesi në Panairin e Librit në Tiranë ku është duke u vërejtur një interesim i madh për te.

 

Libri ka 630 faqe dhe ilustrohet me disa dhjetëra harta dhe dokumente, të cilat, sikur edhe pjesa dërmuese e materialit në libër, janë të pabotuara më parë.

/kokajnet/

Kthehu mbrapa

Shto koment