Bëjeni leximin pjesë të lojës

14.10.2013 (komentet: 0)

Kurrë nuk është herët për të filluar fëmijën të orientohet nga librat. Por për fëmijët, nuk është qëllimi që të lexojnë libra klasik, para se të fillojnë shkollën. Në fakt, fëmijët mësojnë përmes lojës.

Bëni leximin pjesë të lojës së tyre. Ka shumë mënyra zhvillimi të përshtatshme dhe argëtuese për të ndihmuar vogëlushin tuaj që t’i dojë librat.

Koha e rregullt e leximit, bën një rutinë të qetësisë të cilën fëmijët e vegjël e adhurojnë, ja pse koha e leximit para gjumit është një traditë e respektuar. Por mos harroni që edhe shumë ngjarje ditore mund të përfshijnë një mundësi të mirë për të lexuar. Njëherë mund të formoni një ritual leximi gjatë mëngjesit. Për disa fëmijë të cilët janë gjumashë të përbetuar, është më së miri t'iu krijohet rituali leximit gjatë ditës, përderisa janë të zgjuar dhe të kthjellët.

Duhet cekur këtu se fëmijët i duan librat të cilët mund t’i kapin lehtë dhe mund të manipulojnë me to pa ndihmën e të tjerëve. Ata i duan tregimet të cilat janë të paraqitura me fotografi të pastra, të shndritshme dhe realiste. Dhe natyrisht ata i adhurojnë rimat.

Por nuk mund të themi që vogëlushi nuk do t’i dojë edhe tregimet që mund t’i zgjedhë vëllai i tij më i madh dhe madje mund të bëhen të preferuarat e tyre. Vetëm sigurohuni që fëmija juaj të ketë qasje në libra të thjeshtë.

Pergatiti:Brikena Azizi

Kthehu mbrapa

Shto koment