Bashkë me pranverën vjen edhe OJQ “Gilan”

22.03.2012 (komentet: 0)

Spektrit të organizmave joqeveritar në Gjilan iu është shtuar edhe një shoqatë, e cila ka zgjedhur të organizojë një manifestimin kulturor për nderë të ardhjes së stinës së pranverës, për të shënuar kështu edhe zyrtarisht nisjen e funksionimit të saj.

 

Është kjo Shoqata kulturore “Gilan”, e cila  përmes performancës të të rinjve me valle e  këngë në gjuhën shqipe, turke e angleze, ka kënaqur të pranishmit në Teatrin e Qytetit të Gjilanit,  ku përveç qytetarëve të shumtë ishin të pranishëm edhe  përfaqësues të institucioneve lokale,  përfaqësues të KFOR-it turk,  pjesëtarët turk të EULEX-it, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe të tjerë.

Filiz Sllamniku, kryetare e Shoqatës “Gilan”, tha se vlerësuan se nuk ka mënyrë më të mirë për të simbolizuar ardhjen e Stinës së Pranverës, përveç se me shpalosjen e talentit e të rinjve të Shoqatës Kulturore “Gilan”, në kuadër të një manifestimi kulturor që njëherësh shënon edhe zyrtarisht fillimin e veprimtarisë së saj Shoqata Kulturore “Gilan”.

Sllamniku tha se qyteti i Gjilanit tanimë është i njohur si qytet i kulturës, qytet i të rinjve me kualitete, e te tillë janë edhe të rinjtë e Shoqatës Kulturore “Gilan” të cilët kishin përgatitur një program. Në kuadër të këtij programi e cila nisim me vallëzimin modern të më të vegjëlve, pati edhe recitime, instrumentale, valle e këngë në tri gjuhë, shqip, turqisht e anglisht.

Duke folur për Shoqatën “Gilan”, Filiz Sllamniku, kryetare, tha se kjo shoqate është themeluar nga një grup entuziastesh te interesuar për të avancuar vlerat kulturore të qytetareve të kësaj ane. Sipas saj, të rinjtë e Gjilanit pa dallim kane shume potenciale, por të cilët kanë nevojë për përkrahje, me qellim të shpalosjes së vlerave të tyre. E shoqata “Gilan”pikërisht mëton për të krijuar mundësi që të rinjtë gjilanas ta shprehin veten e tyre përmes potencialit intelektual që kanë.

“Pra, kemi ndërmarrë këtë hap, që të organizuar në kuadër të Shoqatës “Gilan”, të japim kontributin tonë me qëllim të promovimit të vlerave demokratike përmes aktiviteteve të ndryshme, të integrimit, të arsimimit, të vetëdijesimit dhe të informimit te shoqërisë pa dallim”, ka thënë Sllamniku.

Ajo pranoi se në këtë rrugëtim që po e nisin, kanë nevojë për përkrahje si nga organizma joqeveritar të natyrës se ngjashme, institucioneve lokale, qendrore, organizmave tjerë vendor dhe ndërkombëtarë, për të promovuar kështu vlerat e përbashkëta në komunën e Gjilanit.

Përndryshe, Sllamniku ka falënderuar edhe Drejtorinë Komunale të Kulturës, me Selver Xhelilin në krye, për ndihmën e dhënë në organizimin e këtij Manifestimi. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment