Bakllava, desert për Bajram, për të pasur dhe të varfër

26.07.2014 (komentet: 0)

 

Të gjithë e dëshirojnë në Mesdhe, Lindjen e Mesme dhe në Ballkan, dhe kjo është mjaft e kuptueshme që shumë popuj e përvetësojnë, ndër më të zjarrtit  janë grekët, turqit, boshnjakët, shqiptarët, arabët, armenët, bullgarët dhe maqedonasit ...

 

Bakllava me arra, lajthija  ose fistikë të  mbështjellur me  petë të  hollë brumi, sherbet të ëmbël, mjaltë dhe erëza, të cilat shfaqen në shumë forma dhe shije, është desert i preferuar në shumë anë  të botës.

Por në fakti shekuj me radhë  në bërjen e  bakllavës kanë gisht shumë popuj. Të parët konsiderohet se bakllavën e kanë gatuar Asirianët, mandej  hapin e  parë revolucionar në gatimin  e bakllavës e kanë bërë grekët e lashtë.

Një gjë është e sigurt, e ajo është se është përkryer në kuzhinat e pallatit Topkapi, gjatë kohës së perandorisë Osmane, dhe ajo ka qenë desert i preferuar i Sulltanit. Rëndësia e saj nuk është vetëm se konsiderohet, si simbol i pasurisë dhe i të sofistikuarës, por edhe për faktin se vlerësohet si traditë shtetërore.

Parada e bakllavasë, që ka filluar nga fundi i shekullit 17 dhe fillimi i shekullit 18 është shembull për atë traditë. Kur ushtarët e kanë marrë pagën në çdo tre muaj nga Sulltani, u është përgatitur edhe ushqim, dhe në ditën e 15 të Ramazanit i kanë gostitur me bakllava. Në ditën e 15 të Ramazanit Sulltani ka shkuar ta shohë pelerinën e të dërguarit të Zotit, Muhammed, e cila ruhet në pallatin Topkapi dhe atëherë jeniçerët janë gostitur me bakllava, nga një pjatë për 10 ushtarë. Më vonë, kjo traditë është shndërruar në paradë.

Në shtëpitë familjeve  myslimane pavarësisht e pasur apo  e varfër, bakllava është ëmbëlsira kryesore , tradicionale për festën e  Bajramit.

/kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment