Bajram Kosumi zgjidhet rektor i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”

18.09.2015 (komentet: 0)

Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur sot në ambientet e Universitetit, ka zgjedhur, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumin, rektor të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”.

 

 

Në garë për këtë vend kishin konkurruar edhe Skender Muji, Jonuz Dërvodelli dhe u.d.rektori i deritashëm, Naim Syla.

 

Sipas statutit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe rregullores së Këshillit Drejtues të UKZ-së, rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga komisioni profesional, i emëruar nga Këshilli Drejtues. Rektori është zgjedhur duke marrur shumicën e votave të anëtarëve të përgjithshëm në pajtim me dispozitat e këtij statuti./2L ONLINE/



 

Kthehu mbrapa

Shto koment