Vazhdon tradita në UP, edhe Ramadan Zejnullahu me punime si të Gashit?

05.09.2014 (komentet: 0)

Kriza në Universitetin e Prishtinë filloji para disa muajve kur ish rektorit Ibrahim Gashi ju gjetën disa punime të publikuara në revista dhe shtëpive botuese “korruptive shkencore” për çka pas presioneve të studentëve u detyrua të jep dorëheqje.

Për të njëjtën gjë nga gara për rektor u detyrua të tërhiqet edhe kandidati për rektor të përkohshëm Abdullah Zejnullahu.

Të njëjtën traditë po e vazhdon UP-ja, par dy dite zgjodhi rektorin e ri Prof. Ramadan Zejnullahi i cili po ashtu ka të botuare punime të tilla.

Në këtë rast Komisioni Profesional i krijuar nga Senati i UP-së dështoj në verifikimin e dokumenteve të kandidatit në fjalë,  ndërsa Këshilli Drejtues i UP-së i pa sa një analizë të CV së tij, i dha votë besimin edhe një herë një kandidati me vlera të dyshimta.

Komisioni Profesional i Senati të UP-së dhe Këshilli Drejtues i UP-së patën për vlerësim CV-të e kandidatëve të cilët aplikuan përfshirë edhe atë të prof. Zejnullahut (Shih CV: http://fshmn.uni-pr.edu/getattachment/df4f9e42-dcd7-4218-9add-a7b79672b9e3/Ramadan-Zejnullahu---CV-shqip.pdf.aspx) në të cilën është i listuar edhe punimi “Bujar Xh. Fejzullahu and Ramadan Xh. Zejnullahu. Lebesgue Constants for Fourier Expansions Associated with Weight FunctionInt. Journal of Math. Analysis, Vol. 3, 2009, no. 35, 1701–1709” (http://www.m-hikari.com/ijma/ijma-password-2009/ijma-password33-36-2009/fejzullahuIJMA33-36-2009.pdf)  i botuar bë në revistën International Journal of Mathmatical Analysis, revistë e botuar nga shtëpia botuese HIKARI Ltd. e cila është e listuar në listen e shtëpive botues të dyshimta (http://scholarlyoa.com/publishers)  për të cilën gjë janë akuzuar edhe shumë profesor gjatë zhvillimeve në muajt e kaluar.

Ja çfarë shkruanin mediat muajve të kaluar:

Përpos Ibrahim Gashit nëpër revista korruptive shkencore kanë publikuar edhe profesorë të tjerë të Universitetit të Prishtinës. Kështu, profesor Ali Gashi bashkë me profesor Ali Jakupin kanë publikuar në një revistë me emrin scrip.org. Ndërkohë, në revistën e dyshimtë bullgare m-hikari.com kanë publikuar punime profesori i Ekonomikut, Ajet Ahmeti, profesoresha Nimete Berisha, profesori Naim Braha bashkë me profesorin Marjan Dema.

Jo vetëm Rektori Ibrahim Gashi ka publikuar punime në revista të rreme shkencore, apo siç po i quajnë në Kosovë “korruptive shkencore”.

Është gjetur se në revista të dyshimta shkencore kanë publikuar edhe këta profesorë:

Profesor Ali Gashi dhe profesor Ali Hamiti nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike kanë publikuar punimin e tyre në një revistë, e cila rangohet si revistë e rreme shkencore (Shih revistën:http://www.scirp.org/journal/PaperInformation.aspx?paperID=31125#.UuVIy9I1jbR)

Profesori i Fakultetit Ekonomik në lëndën e Matematikës, Ajet Ahmeti, po ashtu ka publikuar në revista të tilla, siç është ajo me një emër të çuditshëm m-hikari.com. (Shih punimin dhe revistën:

http://www.m-hikari.com/ija/ija-2013/ija-13-16-2013/ahmetiIJA13-16-2013.pdf)

Edhe Nimete Sh. Berisha nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore ka publikuar në revistën bullgare m-hikari. Punimin e saj mund ta shihni në:

http://m-hikari.com/ijma/ijma-2013/ijma-1-4-2013/berishaIJMA1-4-2013.pdf.

Ndërkohë, profesori Naim Braha nga Fakulteti i Shkencave Mametatiko-Natyrore bashkë me ish-prorektorin e Enver Hasanit, Marjan Dema nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike kanë publikuar po ashtu në revistën e dyshimtë me emrin m-hikari.

Punimin e tyre mund të lexoni në këtë link: (http://www.m-hikari.com/ijma/ijma-2012/ijma-9-12-2012/krasniqiIJMA9-12-2012.pdf)

Ndryshe, m-hikari dhe scirp.org janë revista të listuara si false në një web faqe të quajtur:http://scholarlyoa.com/publishers/. /Indeksonline/ 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment