Aty ku Nana i thoshte Gillan, e Babës i qeshte mustaku i thinjur!

22.01.2015 (komentet: 0)

 

Aty ku Nana i thoshte Gillan, e Babës i qeshte mustaku i thinjur!

 

 

Nuk e di a do të mundem më...

A do të mundem më t’i bëjë ballë lirisë?!

Lirisë që bie krahnezë azileve te Evropës, Amerikës Kanada...

Ti kërkon nga unë të shqyej kafaz që mbanë një shqiponjë mali

Më thua : nuk je i zoti me i bo punët e babës !

Po!

Hajt më thuaj, çfarë të bëjë me barrën e atdheut në shpinë!?

Si kërmill që ecën natën e ftoftë të marsit

Marsi, muaj kur shpërthejnë yjet dhe bien si lot

Në Mitrovicën e Sremit, në Rekë të Raincës në Koshare

Si heronjtë që vdesin me sy të përshkëllirë tuj e pa lirinë

E tash, luan polka nga pika në pikë..

Nga dashuria në vdekje

Nga kroi në krua- për mua dhe për vetën

që nuk dinë fabulën e lirisë

Hajde pra bëjmë dashuri më thua - Jo!

Jo, nuk mundem ngase kam frikë nga era e lëkundjet e barit

Them: Hajde vdesim si heronjtë e Trojës për Elenën..

Thua- Nuk ja vlen ngase të vdekur na duan..

Unë nuk e di a do të mundem më shumë

Apo do të bie si krahnezë në lulet e Nanës

Thua : urrejë ata që na bënë lirinë petk

të leckave të vjetra në pazar

Them : do të bëjmë dashuri në male

tek një kasolle si barinj të uritur

Atje ku atdheu puthet me qiellin...

Dhe bëjmë be, pasha të Madhin Zot!

Se do  të jetosh sa tregimi që më mban gjallë lirinë...

Lirinë tënde ne mua...

©XL 22 janar 2015,

Xhevat Latifi

Kthehu mbrapa

Shto koment