Artistët protestojnë për pagat që s’i kanë marrë me muaj

13.07.2013 (komentet: 0)

Punëtorët e Tetarit të Gjilanit kanë protestuar në heshtje para Teatrit te Qytetit, duke kërkuar pagat e tyre, të cilat edhe pse u janë premtuar, nuk i kanë marrë tash e sa muaj. Nazim Gagica, sekretar i përgjithshëm i AAK-së në Gjilan, ka thënë se e mbështesin këtë protestë, e cila ka ardhur tri ditë pasi zyrtarë komunalë dolën me komunikatën për media se Teatri i Gjilanit gjendet në pozicion shumë më të mirë se të gjitha teatrot tjera të Kosovës dhe se shqetësimet e opozitës i konsideruan si "shqetësime të vonuara te AAK-së".

E. Sadiku

Ai tha se krejt këto pohime i demantoi protesta e aktorëve dhe punëtorëve të teatrit, ku sipas kryetarit të sindikatës dhe aktorëve të teatrit, protesta do të vazhdoj deri sa komuna t’i shlyej të gjitha borxhet që ka ndaj punëtorëve të teatrit.

AAK në Gjilan është e shqetësuar për gjendjen e aktorëve dhe shpreson në zgjidhje të shpejtë nga vendimmarrësit institucional në mënyrë që aktorëve t'i zgjidhet statusi i tyre dhe teatri ta kryej misionin e vet për çka edhe ekziston.

Kthehu mbrapa

Shto koment