Artistët kujtojnë Faruk Begollin në 5-vjetorin e vdekjes

23.08.2012 (komentet: 0)

Aktori i njohur shqiptar i filmit dhe teatrit, Faruk Begolli, do të përkujtohet në përvjetorin e pestë të vdekjes. Dy institucionet më të larta të teatrit e filmit në Kosovë, Teatri Kombëtar dhe Qendra Kinematografike, kanë ftuar artistët që të bashkohen në homazhet, që do të bëhen sot te varri i aktorit të madh, në orën 11:00. Një orë më vonë, në hollin e TKK-së do të organizohet një takim i komunitetit artistik, në nderim të profesorit, aktorit e regjisorit me nam.

VIDEO "10 MINUTA" trailer, with Faruk Begolli & Enver Petrovci



Edhe teatri i qytetit të Prishtinës “Dodona”, ku aktori i ndjerë e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij artistike, sonte në mbrëmje (e enjte) do të organizojë një mbrëmje për aktorin emblematik. 

“Në mbrëmje do të shfaqen xhirime të rralla nga jeta dhe vepra e Begollit, si pjesë e një dokumentari të ardhshëm që do të punohet nga aktori shumëvjeçar i teatrit të ‘Dodonës’ Faik Gashi”, kanë bërë të ditur drejtuesit e këtij institucioni. Mbrëmja nuk është paraparë të ketë fjalime të gjata, ndërsa tinguj të muzikës së lehtë qytetare do të interpretohen nga Nezafete Shala. 

Kthehu mbrapa

Shto koment