Arben Dërmaku emerohet rektori i Universiteti te Gjilanit

25.08.2013 (komentet: 0)

Me nënshkrimin e statutit të përkohshëm të Universitetit të Gjilanit, nga ana e Ministritë të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Buja, ushtrues detyre i Rektorit të Universitetit të Gjilanit do të jetë kryetari i Këshillit Themelues të Universitetit të Gjilani, Prof. Dr. Arben Dërmaku.

 

 

Këtë detyrë prof. Dërmaku do ta kryej deri në konstituimin e organeve të rregullta drejtuese të Univeristetit. 

Ndërkohë në mbledhjen e  pestë të Këshillit themelues të Universiteti u mor  vendim  që së shpejti të hapet konkursi për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit të Gjilanit dhe stafit tjetër mbështetës. 

Aktualisht në këtë Universitet po punohet në përgatitjen e hapësirave të reja për t’i pritur gjeneratën e parë të studentëve me 1 tetor. 

“Jemi të bindur se, me punën që po bëhet, me një tetor do të jemi të gatshëm ta presim gjeneratën e parë të studentëve  dhe me sukses të plotë do ta nisim rrugëtimin e këtij tempulli të ri të dijes” tha ud. i Rektorit të Universitetit të Gjilanit, Arben Dërmaku.

Kthehu mbrapa

Shto koment