Anulohet konkursi për drejtor të Teatrit të Gjilanit, shpërthejnë akuzat

29.08.2016 (komentet: 0)

 

Kandidati për drejtor, Erson Zymberi ka thënë se kjo politikë e degradon kulturën, përbën shkelje të rëndë të ligjit, e përdhosë emrin e Teatrit të Gjilanit dhe pasqyron direkt gjendjen aktuale të shoqërisë tonë, raporton KultPlus

 

Drejtuesit e Teatrit të Gjilanit kanë anuluar konkursin për drejtor të këtij institucioni, me arsyetimin se ka pasur interferime politike. Këtë arsyetim e kishte dhënë sot kryetari i Keshillit Drejtues Sabedin Shahiqi.E pretendenti për këtë post, Erson Zymberin i cili ishte vlerësuar maksimalisht nga komisioni vlerësues, ka drejtuar akuza të rënda ndaj drejtuesve të teatrit.

”Ne menyre shume te tmerrshme, skandaloze dhe shume tinzare, kryetari i keshillit drejtues te Teatrit te Qytetit te Gjilanit, z. Sabedin Shahiqi, manipulon te gjithe anetaret tjere te Keshillit Drejtues, te cilet edhe pse kane vleresuar kanditatet per Drejtor te Teatrit te Gjilanit, nuk e merr vendimin dhe nuk e rekomandon emrin e kanditatit te suksesshem te Kryetari i Komunes, z. Lutfi Haziri, te cilit i thote qe nuk kemi mundur ta zgjedhim nje kanditat, dhe ky i fundit anulon konkursin publik per Drejtor te Teatrit”, ka shkruar Zyberi, raporton KultPlus.

Kandidati për drejtor, Erson Zymberi ka thënë se kjo politikë e degradon kulturën, përbën shkelje të rëndë të ligjit, e përdhosë emrin e Teatrit të Gjilanit dhe pasqyron direkt gjendjen aktuale të shoqërisë tonë.

“Kjo "pronto" e rradhes nga matrapazet e kultures, nga dallavergjinjte, nga "te liget" e kultures, prek dhe ule dinjitetin e te gjithe artisteve / aktoreve. Po ndjehem teper keq per nivelin ne te cilin gjendemi, per "artistet" sahanlepires te politikes, per "artistet" e mjere! Zoti paste meshire per juve! ”, ka theksuar Zymberi.

Zyberi poashtu ka akuazuar kryetarin e Këshillit Drejtues Sabedin Shahiqi, për konflikt interesi dhe shkelje të ligjit pasi krahas pozitës që mban prej sot është përshirë në një projekt të ri në Teatrin e Gjilanit. /KultPlus.com 
 

Kthehu mbrapa

Shto koment