Shkencëtarja shqiptare fiton çmim 2.3 milionë euro

10.01.2013 (komentet: 0)

Profesor Doktor Mira Mezini, gruaja 45-vjeçare, është shkencëtarja e parë e informatikës në Shqipëri dhe Gjermani që ka fituar çmimin ERC me vlerë 2.3 milionë euro të dhëna nga Këshilli i Europës për Studime Shkencore.

 

mezini

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, në prani të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj dhe gjithë senatit të universitetit, i akordoi Mezinit titullin Doktor Honoris Causa me motivacionin “për kontribut të shquar akademik dhe arritje të larta ndërkombëtare në kërkimin shkencor në fushën e informatikës.”

Profesoresha Mira Mezini, e cila drejton katedrën e inxhinierisë së software në Universitetin Politeknik të Gjermanisë, është ndalur në një nga projektet dhe synimet e informatikës të kryeministrit. Zonja Mezini tha se ky projekt është shumë larg realizimit pasi në Shqipëri niveli i arsimit të lartë në informatikë është mjaft i ulët dhe ka nevojë emergjente për elita të reja.

“Më në fund kemi një vizion në tavolinë, por kemi shumë pengesa. Mes të tjerash është niveli i ulët i elitës”, theksoi Mezini.

Në fund të fjalës së saj, zonja Mezini ka dhënë një mesazh drejtuesve të arsimit shqiptar: “Shqipëria ka një popullsi inteligjente dhe është e pafalshme të mos shfrytëzohet.”

Video

Kthehu mbrapa

Shto koment