Zyra e Kryetarit Haziri ka shpenzuar vetëm 2135 euro për dreka zyrtare për vitin 2014

28.01.2015 (komentet: 0)

                                                                                                        

 

 Komuna e Gjilanit demanton shkrimin e gazetës “Sheshi” me titull ”Zyra e Kryetarit për 6 muaj shpenzoi 14.640 euro për dreka zyrtare” e datës 23 janar 2015.

 

Për hir të informimit të drejt të opinionit publik, Komuna e Gjilanit sqaron opinion publik se shuma e lartcekur është e pavërtetë sepse Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit për 12 muaj të vitit 2014  ka shpenzuar vetëm 2135.04 euro për dreka zyrtare, derisa ka paguar borxhe të ish qeverisjes për vitin 2012 dhe 2013 për dreka e darka zyrtare 22.683.30. (shih të dhënat nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa)

Kërkojmë nga përfaqësuesit e gazetës që ta botojnë këtë demant sikurse edhe nga mediat tjera.

E për qarqet opozitare në Gjilan të cilët shpifin e trillojnë të pavërteta nga frustrimi prej humbjeve të papara në Gjilan në dy palë zgjedhje nuk kemi çka të themi sepse këtë më së miri e vlerësoi qytetari i Gjilanit, të cilëve ua tregoi vendin me votë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri me të marrë mandatin ka vendosur disiplinë në punë, ka realizuar qindra projekte në vitin e kaluar në të mirë të gjilanasve në të gjitha sektoret, sikurse edhe që ka vendosur ‘dietë’ të ashpër buxhetore në shpenzime.

Poashtu, edhe në këtë vit qeverisës do të vazhdohet me të njëjtën disiplinë buxhetore dhe dietë të ashpër në dreka dhe darka zyrtare sepse duke kursyer në këtë kategori, do të ketë investime në infrastrukturë e arsim, thuhet në deklaratën për shtyp të lëshuar nga Zyra për Informim.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment