Zenun Pajaziti në krye të Degës së PDK-së në Gjilan

09.11.2015 (komentet: 0)

PDK-ja e Gjilanit ka zgjedhur kryetarin e degës, në takimin e sotëm të kryesisë. Me konsensus, për kryetar dege është zgjedhur Zenun Pajaziti. Mësohet se ai ka marrë besimin e kryesisë së degës për t’i prirë këtij subjekti politik në Gjilan, ndërkohë që synimet e tija janë, siç thonë në PDK, ta rikthejnë PDK-në në Gjilan në parti fituese që do të qeverisë me Gjilanin.

- Kryetari i porsazgjedhur, pasi u falënderua për besimin e dhënë, u zotua se këtë obligim dhe përgjegjësi do ta kurorëzojnë bashkërisht me suksese deri në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan.

 

Në këtë takim u vendos qe brenda këtyre ditëve të mbahet takimi i radhës i kryesisë, për të përcaktuar agjendën e Këshillit Drejtues të Degës, me qëllim të mobilizimit të strukturave tjera të degës së PDK-së në Gjilan.

Kthehu mbrapa

Shto koment