VV dhe AAK nuk do të përzihen në Gjilan

15.11.2013 (komentet: 0)

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do t’i japin mbështetje Qemajl Mustafës e as Lutfi Hazirit, dy kandidatët për kryetar të Gjilanit, të cilët do të ballafaqohen në balotazh më 1 dhjetor.

 

 

Prijësi i garës në rundin e parë, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se i vetmi koalicion për të është ai me qytetarët e Gjilanit.
Subjektet që fituan më pak vota kanë theksuar se si njëri ashtu edhe tjetri kandidat nuk paraqesin ndryshim për Gjilanin, megjithatë ato respektojnë votën e qytetarit gjilanas, transmeton koha.

Por, nëse jo në Gjilan, PDK-ja ka gjetur aleat në Viti. Kandidati i kësaj partie, Nexhmedin Arifi, i cili do të garojë në balotazh kundër Sokol Halitit të LDK-së, do ta ketë mbështetjen e degës së AAK-së në këtë komunë.

Marrëveshje koalicioni mes partive politike janë nënshkruar edhe në Ferizaj, por ndërmjet LDK-së dhe AAK-së, në mbështetje të kandidatit të LDK-së, Muharrem Sfarqa. LDK-ja mbështetje nga subjektet tjera politike ka marrë edhe në Lipjan nga Iniciativa Qytetare për Lipjanin, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë.

Kthehu mbrapa

Shto koment