Votoni njeriun tuaj qe nuk do t'ju zhgenjej

30.10.2013 (komentet: 0)

Zgjedhjet po afrohen dhe kësaj radhe të afërmit dhe miqtë e mi kanë një arsye më shumë për të votuar. Zgjedhjet komunale të këtij viti që do të mbahen më 3 nëntor, duhet të sjellin ndryshime në pushtetin lokal. Në listën e kandidatëve të kandiduar jam edhe unë Ismet Azizi i lindur dhe rritur në Kokaj.



Prandaj, votuesit me prejardhje nga Kokajt dhe fshatrat përreth, pos që kanë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të patjetërsuar demokratike, kësaj radhe ata do të kenë edhe rastin që të votojnë për njeriun e tyre. Fakti që jam nga ky mes, nga Kokajt, dhe që familjarisht jam lidhur me njerëzit e kësaj treve nuk është arsyeja e vetme për ta votuar. Siç e dini ekzistojnë një varg arsyesh tjera. 

Të gjithë dashamirët e mi duhet ta keni parasysh që jam një nga ata pak njerëz profesionalisht i kualifikuar, që kandidoj për asamble komunale dhe që kam shprehur dëshirë të marrë përgjegjësi për të iu përfaqësuar në pushtetin komunal. Puna ime në fushën e arsimit është dëshmi për sukseset e mia. Të gjithë ju më njihni edhe si prind, kushëri dhe të afërm, fqinjë, kolegë tuajin  i cili gjithmonë jam gatshëm për të ju ndihmuar. Nuk ka asnjë bazë që të dyshoni në gatishmërinë dhe përkushtimin tim. Duhet të jemi të bindur që do të ju  përfaqësoj me dinjitet dhe sukses. 

Kësaj radhe, në këto zgjedhje nuk do të fitoj vetëm unë  por të gjithë ne. Nga shumë punët që do t’i kryej gjatë mandatit të ardhshëm në Asamblenë komunale të Gjilanit, unë nga paga ime e këshilltarit komunal  do të  ndihmoj financiarisht edhe një student të dalluar nga Kokajt me 50 euro ose dy nxënës të dalluar, poashtu nga Kokajt, me nga 25 euro në muaj , përgjatë tërë mandatit tim katërvjeçar.

Megjithatë përfitimet tjera tonat do të jenë më të mëdha. Për herë të parë do të keni njeriun tuaj pas 14 vit lirie në pushtet lokal. 

Prandaj, fitorja ime do të jetë edhe fitore e të gjithëve. Nga mobilizimi juaj për të më votuar ne do të tregojmë aftësitë tona të organizimit. Ky është një rast i mirë për të sprovuar rrethin tonë të prejardhjes së përbashkët dhe shoqërisë. Ky është një rast i mirë për të gjithë ne që të tregojmë fuqinë tonë. 

Duke patur parasysh këto fakte duhet patjetër të mobilizohemi të gjithë dhe me 3 nëntor të dalim në mënyrë masovike për të votuar për mua, Ismet Azizin,  për këshilltarë komunal që në kuadër të “Iniciativës qytetare për Gjilanin’’, garoj me Kualicionin për Gjilanin nën petkun e AKR-së. Në listën e votimit, AKR është me numër 89 kurse numrin të cilin duhet ta votoni është 16.

Kthehu mbrapa

Shto koment