Voton Haziri i LDK-së

01.12.2013 (komentet: 0)

Në qendrën e votimit që ndodhet në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan ka votuar kandidati i LDK-së për kryetar komune, Lutfi Haziri i cili me këtë rast ka thënë se beson se dita e sotme do të jetë ditë që do t’i përngjajë 3 nëntorit.



Ai ka thënë se kjo ditë do të jetë ditë e qetë, e bardhë, ku njerëzit votojnë në mënyrë të lirshme dhe ku vota do të numërohet drejt. Edhe sot Gjilani do të tregoj zemërbardhësinë e vet. Ky angazhim dy mujor në fushatë ka qenë jashtëzakonisht i qetë dhe tolerant.

“Sot do të votohet për të konfirmuar ndryshimin e madh të Gjilanit, i cili, do të filloj që nga sonte në mesnatë. Natyrisht, qytetarët e Gjilanit e kanë shprehur këtë vullnet dhe do të jem i nderuar që, si bartës i vullnetit politik të ndryshimeve, ta zhvilloj qytetin tim”, ka thënë Haziri i LDK-së. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment