Vetëvendosje: Handikos para kolapsit, komuna e zhytur në luks

15.09.2015 (komentet: 0)

Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan thanë se shoqatat që merren me kategori të personave me aftësi të kufizuar, përkundër që kanë punuar shumë në k[të drejtim, tani ata janë në gjendje të rëndë kur është në pyetje funksionimi i tyre dhe kanë bërë përgjegjës qeverisjen komunale që nuk po u ndihmon por është zhytur në luks.

 

 

Kreu i Vetëvendosjes në Gjilan, deputeti Ismajl Kurteshi tha se shoqata Handikos, shoqata e të verbërve dhe shoqata e shurdhë-memecëve në Komunën e Gjilanit janë para kolapsit ndërkohë që Komuna e Gjilanit e cila shpenzon shumë për luks, po i kursejnë mjetet nga të cilat varen shumë qytetarë me nevoja të veçanta

 

Kurteshi ka rikujtuar se në vitet e para të pas luftës, Handikosi ka luajtur rrol shumë të rëndësishëm në Gjilan, si në pjesët tjera të Kosovës, qindra fëmijë dhe të rinj me nevoja të veçanta janë trajtuar profesionalisht nga punëtorët e vyeshëm të kësaj organizate.

 

“Këta punëtor shërbimet e tyre i kanë ofruar edhe nëpër shtëpitë e atyre që kanë pas nevojë për ato shërbime. Të gjitha këto shërbime edhe atëherë janë krye me mjete të kufizuara të punës dhe në një ambient të ngushtë e të papërshtatshëm, por puna është krye. Hendikosi për vite të tëra është përkrahë nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, por edhe nga fondet vendore”, tha Kurteshi.

 

Sipas tij, tani Handikosi edhe pse e ka një objekt të ri, ku janë edhe shoqatat tjera, është para kolapsit. Komuna e Gjilanit e cila shpenzon shumë për luks, po i kursejnë mjetet nga të cilat varen shumë qytetar me nevoja të veçanta.

 

“Objekti i Hendikosit, në të cilin aktivitetet i zhvillojnë edhe shoqata e të verbërve dhe shoqata e shurdh-memecëve të Komunës së Gjilanit, qe më shumë se një muaj nuk ka energji elektrike, e kjo do të thotë se atje nuk mund të zhvillohet asnjë aktivitet, e as të ndonjë shërbim. Komuna për vitin 2015 kësaj organizate ia ka ndarë vetëm 9,000 euro. Hendikosi bashkë me dy shoqatat tjera, 9,000 euro ia kanë borxh KEDS-it për rrymë. Edhe po të mos ishte problemi i rrymës, trefishi i këtij buxheti do duhej të ishte minimumi për funksionimin normal të Hendikosit, pasi që aty kërkojnë shërbime mbi 1.000 qytetarë”, tha Kurteshi i Vetëvendosjes.

 

Ai kërkoi nga Komuna e Gjilanit që urgjentisht t’i paguajë borxhet e rrymës të këtyre shoqatave, dhe për vitin e ardhshëm të ndaj buxhet të mjaftueshëm për funksionim normal të Hendikosit dhe dy shoqatave të tjera. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment