Vetëvendosje e shqetësuar me mosveprimin e qeverisjes së re
29.01.2014 (komentet: 0)
Kreu i Lëvizjes vetëvendosje n Gjilan Ismajl Kurteshi tha se ndihen të shqetësuar në lidhje me mos veprimin e qeverise se re komunale ndonëse ka kaluar një periudhë kohore sa kjo qeverisje ka nis punën. “Pas largimit te qeverise se keqe Gjilani po pret punën e qeverise se re komunale qe ka shume pune për të bërë, por po bëhen më se dy muaj e nuk po vërehet as angazhimi më i vogël konkret të pushtetarëve të ri për zgjedhjen e problemeve komunale”, ka thënë Kurteshi..
Sipas tij, nuk është bërë as hapi i parë i domosdoshëm dhe në ktë drejtim ka përmendur mos emërimin akoma të drejtorëve të drejtorive komunale, përveç arsimit
Kurteshi tha se kështu nuk janë krijuar as kushte për fillim të punës , kryetari ka emëruar ushtrues detyre nëpër drejtori dhe nuk e zgjidhin problemet sepse ata nuk kanë mundës e as vullnet të thellohen në problemet me të cilat ballafaqohen drejtoritë përkatëse
“Kërkojmë nga kreu i komunës të emërojë drejtorët dhe të fillojë me punë që i takojnë drejtorive. E keqaj është se janë vërejtur prirje të vjetra të angazhimet në punë të militantëve partiak. Po punësohen militant pa procedura e pa kritere duke përshirë edhe njerëz të pakualifikuar sidomos në arsim “, ka thënë Kurteshi.
AI ka kërkuar po ashtu edhe reagimin e kryetarit të drejtorisë së arsimit por edhe të organeve tjera kompetente kur janë në pyetje rastet serioze si a i i konfrontimit të profesorëve në Gjimnaz.
“Rasti në Gjimnaz është aq serioz , dhe as DKA as kryetari i komunës dhe organet tjera kompetente komunale nuk bënë asnjë lloj reagime. Kërkojmë nga këta të ndërmarrin masat e nevojshme ti shqiptojnë dënimin e merituara secilit që bënë shkelje të tilla, duke përfshirë edhe rastin konkret”, ka thënë Kurteshi.
Përndryshe, Kurteshi ka kërkuar nga kreu i komunës të mos ankohet në borxhet e trashëguara por ta ftojë auditorin dhe ta bëjë auditivin e punës së administratës që ka shkuar, ta njoftoj me detale kujt ja ka ato borxhe, sa janë ato, cilat janë arsyet dhe a janë kryer punët për të cilat komuna, pushteti i kaluar ka hyrë n borxhe. Administrata aktuale është e obliguar ta njoftoj prokurorinë për rastet e shkeljeve .
Përndryshe, Kurteshi ka thënë se vetëvendosje është pjesë e KK-së së Gjilanit dhe se këshilltarët e saj do të angazhohen për ti mbrojtur interesat e qytetarëve dhe do të bëjmë përpjekjet maksimale të pengojmë ato procese që janë në dëm të qytetarëve.
I pari i Vetëvendosjes së Gjilanit ka thënë se nuk ka besim blanko as kryetarit e as askush tjetër, dhe kjo vlen edhe n rastin e statutit të komunës që do të jetë në seancën e radhës si pikë e rendit ditës, por Vetëvendosje do të shqyrtojë çdo iniciativë, propozim për ndryshim të statutit veç e veç, madje edhe me detale më të imta dhe aty ku është interesi i qytetarit do të mbështetë aty ku nuk është do ta refuzojë. /2lonline/