USPE bënë homazhe te varri i heroit KADRI ZEKA

18.01.2015 (komentet: 0)

 

Unioni i Studentëve Pro Europian, si organizata më e madhe studentore në vend, ne 33 vjetorin e vrasjes së Kadri Zekës dhe vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla ka bëre homazhe te varri I heroit të pavdekësisisë Kadri Zeka

Përfaqësues të Parlamentit Studentor të Universitetit “ KADRI ZEKA”, Këshillet Studentore të UKZ-së nga Edukimi, Ekonomiku, Juridiku dhe Shkencat Kompjuterike si dhe Këshillet Studentore të UP-së dega në Gjilan janë përkulur para varrit të Kadri Zekës për të kujtuar veprën dhe heroizmin e tij dhe shokëve, Jusufit e Bardhoshit.
Betim Sherifi sekretar i përgjithshëm i USPE-së, tha se 17 janari i vitit 1982 shënoi rënien e Kadriut me shokë pas një atenati nga shërbimi sekret serbo-jugosllav. Nëse një popull i cili nuk e njeh dhe vlerëson historinë e vet, është i gjykuar të vdesë, andaj të gjithë duhet të bëjmë përpjekje për të mos e harruar historinë as ata të cilët e bënë këtë histori tonën dhe të cilët me sakrificën e tyre na mundësuan këtë që sot po e gëzojmë.Lufta e Kadriut me shokë nuk shkoi kot. Amaneti i tyre më në fund u realizua, me angazhimin rinisë të radhitur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës... Sot ne po gëzojmë frytet e Kadriut me shokë, Jusufit me shokë..., Rexhepit me shokë, Abdullahut me shokë...tha Sherifi.
USPE asnjëherë nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet në organizimin e aktiviteteve për shënimin e datave të rëndësishme që janë simbol i clirimit dhe pavarësimit të vendit andaj obligimi dhe borxhi ynë karshi tyre nuk është vetëm të organizojmë tubime përkujtimore, orë letrare e akademi shkencore, por të vazhdojmë fuqishëm në rrugën të cilën ata e trasuan.Të mësojmë dhe punojmë që ata të mos na mallkojnë

Kthehu mbrapa

Shto koment