Urimi i kryetarit Haziri për 6-vjetorin e pavarësisë së Kosovës - 15 shkurt 2014

16.02.2014 (komentet: 0)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar qytetarët me rastin e 6-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e urimit të kryetarit Haziri thuhet: “Qytetarë të nderuar të Gjilanit, në këtë ditë kur Kosova numëron 6 vjet shtet, ndihem i privilegjuar që në cilësinë e kryetarit të Komunës t’j uuroj përzemërsisht për këtë ditë të bardhë. Ndihem shumë mirë që ju qytetarë të mi ma bëtë nderin më të madh, duke qenë se jam nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë gjashtë vite më parë".


"Për të festuar këtë ditë, është bërë mund e sakrificë e madhe nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Pavarësia e Kosovës e qetësoi këtë pjesë të Europës e të botës, ashtu si deshi Presidenti ynë historik Dr. Ibrahim Rugova.

Në këtë ditë i kujtojmë dëshmorët, të cilët janë më meritorët që ne po festojmë e po frymojmë lirshëm në Republikën e Kosovës. Nga dëshmorët ne kemi mësuar shumë, por mbi të gjitha, ata na dhanë guximin e kurajën që të mos pajtohemi me të keqen dhe padrejtësitë, por të vazhdojmë rrugën tonë për liri e pavarësi dhe kjo është arritur. 

Ne i gjunjëzohemi veprave të dëshmorëve, familjeve të tyre dhe ata që janë pasardhës do ta kenë kujdesin e shtetit dhe në këtë rast të Komuës.

Tashmë kur e kemi shtetin tonë, Ju qytetarë të Gjilanit e meritoni t’ju krijojmë mundësi më të mira për të pasur jetë të dinjitetshme. Këtë do ta bëjë me tërë kapacitetin tim si kryetar i Komunës. 

Gëzuar 6-vjetorin e pavarësisë”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Haziri, me rastin e 6-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kthehu mbrapa

Shto koment