Universiteti “ Kadri Zeka” sqarohet publikisht per deklaratën e kryetarit te OVL-së së UÇK-së

29.07.2015 (komentet: 0)

Pas reagimit të Ahmet Dakut, drejtues i OVL–UÇK-së, Dega në Gjilan, i cili ishte shprehur i revoltuar, siç kishte thënë, me anulimin e njëanshëm të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit "Kadri Zeka" dhe OVL së UÇK dhe SHFD së UÇK, bërë vitin e kaluar, ka ardhë edhe sqarimi i Universiteti të Gjilanit.

 

Përndryshe ja tani edhe sqarimi i Universitetit ku thuhet: “Me qëllim të sqarimit të opinionit publik dhe sqarimit të medieve, ju bëjmë me dije se Marrëveshja mes UKZ-së dhe OVL-së ekziston dhe nuk është anuluar asnjë pikë e saj dhe se ajo është zbatuar ashtu siç janë marrë vesh palët. Gjithashtu për Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” është e papranueshme deklarata e Ahmet Daku, Kryetar i OVL-së dega në Gjilan, ku thotë se rektori i UKZ-së ka bërë “përbuzje të familjeve të dëshmorëve”. Ne si Universitet kemi marrë obligim moral që ti pranojmë këto kategori, duke sjellë lehtësira për ta që mund të pranohen vetëm nëse e kalojnë pragun prej 40% të kalueshmërisë, e që është caktuar nga MASHT dhe Senati i UKZ-së.

 

Pas një rishikimi të marrëveshjes nga menaxhmenti I Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe përfaqësuesit të cilët kanë qenë pjesë e hartimit të marrëveshjes mes UKZ-së dhe OVL-së, u vërtetua se asnjë dispozitë e marrëveshjes nuk na obligon të pranojmë dikë nën pragun e kalueshmërisë. E vetmja dispozitë e Marrëveshjes mes UKZ-së dhe OVL-së që obligon palët është Neni 3, të cilin e bëjmë publike për opinion. 



Naim Syla, rektori I Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe i gjithë menaxhmenti I tij I respektojnë dhe I çmojnë vlerat e luftës e posaçërisht familjet e dëshmorëve, SEPSE vlerat e luftës janë universale.

 

Pikërisht këto vlera na obligojnë që ne të mos bëjmë asnjë regjistrim kundër kritereve të vendosura nga MASHT dhe senati I UKZ-së.
Megjithëkëtë pas takimit që sot përfaqësues të UKZ-së patëm me Ahmet Daku kryetar i OVL të UÇK-ës, u dakorduan që të kërkojmë pëlqimin e MASHT-it për këtë rast.

 

Me respekt, 
Prorektor për çështje mësimore ne UKZ
Prof.Dr. Sadik Haxhiu

Kthehu mbrapa

Shto koment