Universiteti i Gjilanit emëron prorektorët e parë

29.09.2013 (komentet: 0)

Në proces të konsolidimit të strukturave drejtuese të Universitetit të Gjilanit, Këshilli Themelues ka emëruar edhe dy ushtruesit e detyrës së prorektorëve. Sabri Tahiri është emëruar për çështje financiare dhe infrastrukturë, kurse Xhevdet Thaçi, për çështje mësimore.

Universiteti i Gjilanit emëron prorektorët e parë


 

Ushtruesi i detyrës së Rektorit, njëherësh kryetar i Këshillit Themelues, Arben Dërmaku tha se Universiteti i Gjilanit është bërë gati për të pritur studentët e parë të tij, më 1 tetor.

”Me këto emërime, Universiteti i Gjilanit ka konsoliduar edhe komponentin menaxhues dhe krahas përgatitjeve që janë bërë, si në aspektin akademik ashtu edhe të infrastrukturës, Universiteti është i gatshëm për t’i pritur brucoshët e parë me 1 tetor dhe për ta nisur mbarë rrugëtimin e tij”, tha Dërmaku, raporton RTK. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment