Uji magjik i Dobërqanit

17.03.2014 (komentet: 0)

Në fshatin Dobërqan të Gjilanit ekziston një ujë që buron nga toka, e që thuhet se ka efekte shëruese.

Banorët e këtij fshati tregojnë se ai ujë shëron disa sëmundje, siç kanë infeksionet e ndryshme të syrit, lukthit, diabetin dhe shërimin e varrës, shkruan Tribuna.

Kadri Krasniqi nga Prishtina, çdo javë e merr rrugën për në fshatin Dobërqan të komunës së Gjilanit. Arsyeja pse shkon atje, është uji që buron në hyrje të fshatit.

Krasniqi pretendon se ky ujë ka ndikuar në përmirësimin e sëmundjes nga e cila ai ka vuajtur tash e sa vite. Ai ka pas probleme me lukth. 

Kthehu mbrapa

Shto koment