U vu gurëthemeli i xhamisë në lagjen e Zabelit të Sahit Agës

14.10.2013 (komentet: 0)

Sot më 14 tetor 2013 natën e madhet të Kurban Bajramit në prani të shumë xhematlinjve dhe imamëve në mënyrë solemne u vu gurëthemeli xhamisë në lagjen e Zabel Sahit Agës, në afërsi të shkollës së Bujqësisë “ Arbëria” në Gjilani, e cila do të ndërtohet me vetëkontributin e haxhi Halil Halitit – Kokaj.

 

Në këtë eveniment fetar të pranishëm ishin babi i Haxhi Halil Halitit, hoxhë veteran 94 vjeqar  Mulla Rifat Haliti, ndërsa  nga Kryesia  KBI-së   Kryeimami Mr  Iljaz Mustafa dhe kryetari  Dr. Sylajeman Osmani.

 

Në emër të KBI të Gjilanit  me një fjalë rasti  të pranishmëve iu drejtuan udhëheqësit e KBI, të cilët potencuan  rëndësinë e institucionit  së xhamisë në jetën e myslimanëve duke i falënderuar donatorin Haxhi Halil Halitin i cili me vetëkontribut nga kursimet e tija në mërgim u bë  sebep për fillimin  e ndërtimit të  kësaj xhamie  duke lutur Allahun që kjo xhami të jetë në shërbim të popullit dhe  të jetë qendër  e edukimit të brezave të rinj që të rriten në frymën islame.

Xhamia ka fillu tw ndwrtohet nw njw hapsirw prej 10 ari, me katin pwrdhes dhe dy katwshe me minaret dhe kupollw, me njw sipwrfaqe tw pwrgjithme rreth  1000 m².

Kjo është edhe një dëshmi se kjo familje ka besimin në Allahun xh.sh., zbatojnë urdhëresat e tij dhe ndalohen nga  haramet, pra praktikohet islami dhe nuk i frikësohen tjetër kujt  përpos Allahut xh.sh.

Kur ishte nevoja të parët e kësaj familje xhyshi i  haxhi Halilit, plaku  arsimdashës Nezir Haliti në vitin 1967  me vetë kontribut, duke e ndarë edhe kafshatën e gojës, ndërtoi shkollën e fshatit në pronën e vet, e cila finkcionoi deri në fillim të këtij viti shkollor, kur në mungesë të nxënësëve edhe është mbyllur.. Nxënesit në shkolla, besimtarët  në xhami e kanë ndërtuar shtetin dhe ka qenë vend i projeksioneve dhe përgatitjen e gjeneratave të ardhme për tu përgatitur për sfidat e jetës. 

Ismet Azizi/kokaj.net

Kthehu mbrapa

Shto koment