U bë hapja e Qendrës Edukative të Fëmijëve me Nevoja të Veqanta (QEFNV)-Gjilan

01.09.2015 (komentet: 0)

 

Drejtoresha e kësaj Qendre Shpresa Sejdiu tha se me hapjen e Kësaj Qendre ne mendojmë që sado pak ti ofrojmë kushte më të mira fëmijëve me nevoja të veqanta në edukimin dhe socializimin e tyre duke e parë si nevojë kyqjen e tyre në shoqeri me të gjithë njerëzit me të drejta të barabarta .

 

Ne si qendër me stafin tonë kemi përgaditur si prioritet fëmijët me problemet e të dëgjuarit dhe komunikim  por edhe me kategorit e tjera  me nevoja të veqanta, duke u mundësuar atyre që qdo ditë të kenë mundësi të aftësohen nga stafi ynë dhe ti japim mundësi për aktivitete të ndryshëme si në mirmbajtëje të shëndetit  personal primar, sportë dhe kulturë .

Ne si prioritet e kemi evidentimin dhe regjistrimin e të gjithë personave me nevojë të veqanta në qdo pjesë të Komunës së Gjilanit dhe më gjërë, qasje të drejtë në qendrën tonë do të kenë qdo personë me aftësi të kufizuar pa dallim moshe gjine kombi apo race, gjithashtu do të fokusomi që të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet komunale për mirëqenëje sociale dhe qfardo qendra dhe organizata që mirrën me aktivitete për mirëqenie të këtyre personave.

Besojmë të krijojmë një zingjirë të fortë bashkëpunimi me institucionet Komunale si ato edukativo-shëndetësore Komunale, do të vëjmë kontakte me të gjithë drejtorët e shkollave fillore në evidentimin e personave me aftësi të kufizuar për t’iu afruar një përkrahëje për rehabilitim dhe socializim.

Gjithashtu shpresojmë dhe besojmë në bashkëpunim me institucionet e shëndetit primarë shëndetësor në komunë dhe do të bëjmë përpjekje për formimin e ekipeve shëndetësore ( mjekë, Infermier,psikologë e fizioterapet, aktivitete sportive dhe të tjerë ), që sado pakë ti lehtësojmë problemet shëndetësore të këtyre personave me aftësi të veqanta.

Andaj sot me hapjen e kësaj qendre i’u bëjmë thirrje të gjithë njerëzve me vullnet të mirë që të na bashkangjiten me punen dhe solidarizimin tonë  sepse  këta persona sot me aftësi të kufizuara, nesër mundë të japin  kontributin e tyre në fusha dhe shumë lami të ndryshme të jetës dhe të bëhen produktiv në rradhë të parë për familëjen ,shoqërin dhe komunën ku jetojnë.

Gjithashtu presim një përkrahëje bashkëpunimi edhe nga institucionet tjera komunale  duke filluar nga Kryetari i komunës e deri në nivelet më të ulëta  komunale.

Shpresojmë për një përkrahje nga këto institucione që tani është shumë e rëndesishëme dhe vitale për qendrën tonë , e ne besojmë që me aktivitetin tonë këtë  përkrahje tua shpërblejmë këtyre institucioneve duke i aftësuar këta persona me nevoja të veqanta që të jenë të aftë të jetojnë me punën e tyre duke i bërë jo barrë as për familjet e tyre as për institucionet komunale, por të jenë kontribues në të gjitha sferat e jetës së tyre.

Një ditë pa pritmas dikush trokiti në deren time ! hapa derën dhe pashë një zojë me një fëmijë që mbantë për dore , dhe I’u drejtova Urdhëroni hyni mbrenda , “ zoja mu drejtua unë kam nevojë për ndihmën tuaj “ nuk mundem të komunikojë me fëmijen tim ju lutem më ndihmoni pasi që ju keni njohuri në gjuhën e shenjave, unë u shtanga nga momenti dhe u ndjeva shumë keqë dhe pasi mora vetën ia mundësova komunikimin e ndersjellët, dhe kjo më nxiti që unë të angazhohem për hapjen e kësaj qendre, andaj për tërë  egzistencën e kësaj qendre unë besojë që vetëm një nënë dhe fëmijë ia mudësojë një komununikim të ndërsjellët do të mburrem dhe do ndihem krenare  me punën  e  kësaj qendre .

“Unë gjeta shtëpin time, tani pres ndihmën tuaj eja edhe ti Komuniko”

Krejt në fundë ju falenderojmë  për pjesëmarrëje dhe gjithashtu që së bashku  ju ftojë të bëjmë hapjen e kësaj zyre  që gjendet në rrugën Abdulla Presheva Gjilan .

Edhe Drejtori i Mirqenies Sociale Mursel Zymberi tha se është shumë e nevojëshme hapja e kësaj qendre dhe se do ta ketë përkrahjen e plotë të institucioneve  komunale si ne aspektin social të këtyre fëmijëve por edhe në ndihmat tjera të kësaj qendre në donacione tjera.

Edhe Drejtori i Prokorurimit Salih Kqiku tha se urojm që kjo qendër të jetë edhe një institucion shtesë edukativ në Gjilan ku do ta ketë mbështetjen edhe nga në logjistik dhe nevoja tjera duke u nisur në mbështetje nga Kryetari i Komunës z.Lutfi Haziri e  të gjitha institucionet Komunale.

Remzi Azemi Komandant i Stacionit Policor Gjilan tha se kjo Qendër do ta ketë mbështëtje të madhe nga Policia e Kosovës  dhe qkado që kan nevojë nga PK do të jenë në shërbim të kësaj qendre.

Dhe krejt në fundë edhe Drejtori i Entit të Punësimit tha se ashtë një qëndër shtesë në Gjilan dhe shumë me randësi për edukimin e fëmijëve me nevoja të veqanta  ku do ta ketë mbështetjen edhe nga ne që do tu munësojm bashkëpunim të mirë me qendër .

Pas takimit u bë edhe hapja zyrtare e kësaj qendëre në rrugën Abdullah Presheva në Gjilan

 

Kthehu mbrapa

Shto koment