Themelohet Shoqata e mësimdhënësve të Gjeografisë

01.07.2015 (komentet: 0)

 

Sot në lokalet e SHMU  “Thimi Mitko” në Gjilan, është takuar një grup i mësimdhënësve të Gjeografisë që janë në marrëdhënie pune nëpër shkollat fillore, të mesme si dhe ata që kanë përfundua studimet por ende nuk janë punësuar. Gjatë këtij takimi  ka rrjedh ideja e formimit apo themelimit të Shoqatës së  Mësimdhënësve të Gjeografisë të Anamoravës.

 

Takimi i radhës për funksionalizimin e organeve dhe dispozitave të tjera të Shoqatës së Mësimdhënësve të Gjeografisë është caktuar me dt.25.08.2015 në shkollën fillore  “Thimi Mitko” në Gjilan nga ora 12.00.

Për detaje të tjera të organizimit dhe mënyrës së funksionimit do të diskutohet në takimin e radhës.

Ftohen të gjithë mësimdhënësit e gjeografisë  nga tre komunat e Anamoravës që t’i bashkohen kësaj iniciative duke qenë prezent në takimin e 25 gushtit.

Këshilli nismëtarë

Kthehu mbrapa

Shto koment