Themelohet Këshilli i Gruas të NISMA-s për Gjilan

05.05.2014 (komentet: 0)

“Nisma për Kosovën” Dega në Gjilan, pas themelimit të disa këshillave nismëtar nëpër nëndegë sot ka themeluar edhe Këshillin e Gruas të Nisma-s për Gjilan, e ku Ajshe Matoshi ka marr besimin që të jetë kryetare e “Nisma së Gruas” për Gjilan.

 

Në këtë tubim themelues mori pjesë edhe kryetari i “Nisma për Kosovën”, Dega në Gjilan, Bajram Hasani i cili e ka vlerësuar këtë ditë, si ditë të shënuar dhe të rëndësishme për “Nisma-n” e Gjilanit.

 

“Ne të gjithë e dimë se gruaja luan një rol të rëndësishëm në shoqëri, por tek ne ende nuk i jepet hapësira e mjaftueshme, por ne ju sigurojmë se në “Nisma për Kosovën” do të keni rasti të përfaqësoheni denjësisht në forumet vendimmarrëse ne hierarkinë e subjektit tonë dhe gjithashtu nesër kur do të qeverisim me institucionet vendit qofshin ato qendrore apo komunale”, u ka thënë Hasani të pranishmeve.

 

Ai shtoi se në “Nisma për Kosovën”, gratë do të gezojnë gjithnjë e më shumë të drejta, gjithashtu, do te kenë më shumë rol dhe integrim në jetën sociale, politike e ekonomike. Mundësitë për gratë, që të jenë pjesëmarrëse aktive është një parametër thelbësor i demokracisë funksionale.

 

“Dëshmia më e mirë në “Nisma për Kosovën”, për fuqizimin e Gjilanit në veçanti është emërimi I zonjës Valdete Dushica- Bajrami në krye të “Nisma e Gruan për Kosovën”. E në bashkëpunim me kryesinë qendrore dhe kryesinë e Degës kemi vendosur që kryetare e “Nisma së Gruas” për Gjilan, do te jetë Ajshe Matoshi

 

E Ajshe Matoshi tha se nuk dyshuan kurrë në programet e partive politike të Kosovës mirëpo shumë prej tyre mbetën vetëm në letër sepse gratë që u zotuan në realizimin e tyre, figuruan si figura kukulla

 

Ajo tha se Nisma nuk do të ketë kohë të merret me të kaluarën, por do të punojë në realizimin e projekteve dhe duke rregulluar hendikepet e mëparshme të krijuara nga të tjerët dhe duke mos u pajtuar asnjëherë me anomalitë që paralizuan shoqërinë.

 

“Nga sot do të nisim të ndërtojmë një rrugë të re ku secila femër do të ketë mundësi të shkëmbejë përvojat e të qet në pah aftësitë nevojat dhe problemet e saj. Për një kohë të shkurtë femra do të jetë në vendin e merituar aty ku duhet të ishte më herët. Asaj i nevojitet vetëm t’i zgjatet një dorë për t’u ndihmuar e të arrijë aty ku duhet”, ka thënë Matoshi.

 

Ndërsa, Valdete Dushica- Bajrami kryetare e “Nisma e Gruan për Kosovën”, ka thënë se roli i gruas është shumë i rëndësishëm dhe ajo është në gjendje të udhëheqë, të drejtojë dhe të delegojë dhe se edhe gruaja në Gjilan e ka këtë potencial.

 

Ajo tha se në Kosovë, roli i femrave në proceset e zhvillimit shoqërorë, ekonomik dhe politik vlerësohet të jetë shumë i rëndësishëm, por vendi vazhdon të ndeshet me pabarazi gjinore, edhe pse këtë të drejtë e kemi të garantuar me Kushtetutë. Pozita e pabarabarte ndikohet nga shkalla e ultë e punësimit të grave, vështirësitë për qasje në shërbimet shëndetësore, shkalla e ulët e integrimit në ekonomi si dhe numri i vogël i grave në poste drejtuese.

 

Dushica- Bajrami tha se nga përvojat e saja personale ka parë situatën e rëndë të gruas qoftë në qytet apo edhe në fshat, vështirësitë në të cilat ato hasin për çdo ditë, qoftë në rritjen e fëmijës, qoftë në kërkesën për punësim, shkollim etj.

 

“Qëllimi kryesor I Nisma-s për Kosovën”, është pikërisht fuqizimi i gruas në të gjitha pozitat në tër Kosovën. Andaj ju lus që të përkrahim së pari njëra tjetrën dhe të kërkojmë pastaj që të na përkrahin të tjerët”, u ka thënë të pranishmeve, Valdete Dushica- Bajrami, kryetare e “Nisma e Gruan për Kosovën”. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment